( 0 Votes )
Në Gjilan është shmangur një shpërthim i një granate dore e prodhimit kinez e vendosur në derën e një dyqani privat në rrugën “Zija Shemsiu”, duke mos lënduar njerëz apo shkaktuar dëme materiale.
Ekipi i cminimit të KFOR-it ka bërë të mundur largimin e mjetit shpërthyes i cili për autoritetet e rendit është cilësuar si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
Zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë së Kosovës në Gjilan Ismet Hashani, tha se me t’u informuar për rastin autoritetet policore e ka karakterizuar si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, njësitet e saja me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar zonën përreth, për t’u njoftuar pastaj njësiti i KFOR-it për çminim.
Policia njofton se nuk dihen ende motivet e këtij rasti dhe nuk ka asnjë të dyshuar. Rasti i dedikohet Njësitit Rajonal te Hetimeve për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Hashani.
Toger Hashani ka kërkuar nga qytetarët e rajonit të Gjilanit, që në rast se kanë kontakte me mjete të dyshimta si të këtij rasti, të mos veprojnë ndryshe por ta lajmërojnë sa më parë policinë më të afërt, apo edhe pjesëtarët e KFOR-it, për të shmangur pasojat.
Në Gjilan është shmangur një shpërthim i një granate dore e prodhimit kinez e vendosur në derën e një dyqani privat në rrugën “Zija Shemsiu”, duke mos lënduar njerëz apo shkaktuar dëme materiale.Ekipi i cminimit të KFOR-it ka bërë të mundur largimin e mjetit shpërthyes i cili për autoritetet e rendit është cilësuar si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
Zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë së Kosovës në Gjilan Ismet Hashani, tha se me t’u informuar për rastin autoritetet policore e ka karakterizuar si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, njësitet e saja me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar zonën përreth, për t’u njoftuar pastaj njësiti i KFOR-it për çminim.
Policia njofton se nuk dihen ende motivet e këtij rasti dhe nuk ka asnjë të dyshuar. Rasti i dedikohet Njësitit Rajonal te Hetimeve për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Hashani.
Toger Hashani ka kërkuar nga qytetarët e rajonit të Gjilanit, që në rast se kanë kontakte me mjete të dyshimta si të këtij rasti, të mos veprojnë ndryshe por ta lajmërojnë sa më parë policinë më të afërt, apo edhe pjesëtarët e KFOR-it, për të shmangur pasojat.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/02/2010 12:42 - Sejdiu priti letrat kredenciale të Krajanovit
- 08/02/2010 19:51 - GND mbështeti planin për sundimin e ligjit në veri
- 08/02/2010 18:37 - Komandanti i KFOR-it vizitohet nga Jaak Aaviksoo
- 08/02/2010 16:27 - Thaçi: Prishtina është e vendosur për zbatimin e planit
- 08/02/2010 15:41 - Kamioni lë të vdekur një këmbësor 49 vjeçar, në Gjilan
Të vjetra:
- 08/02/2010 14:33 - Mblidhet GND-ja për strategjinë e veriut
- 08/02/2010 14:29 - Mjekët kushtëzojnë kryeministrin Thaçi për pagat
- 08/02/2010 14:23 - Protestojnë gardianët e burgut të Dubravës
- 08/02/2010 14:19 - Jakobs: Hetimet e BE-së për "Peshqit e mëdhenjë" vazhdojnë
- 07/02/2010 21:14 - Mendime të ndara të serbëve të Graqanicës, për Serbinë në NATO
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

