( 0 Votes )
Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve aleate, i ka vlerësuar pozitivisht arritjet në Kosovë. Rasmusen ka theksuar se, aktualisht, Kosova përballet me sfida që nuk janë të natyrës ushtarake.
Agjencia e lajmeve Associated Press citon kreun e NATOS të ketë thënë se sidat e sigurisë në Kosovë, përgjithësisht, nuk janë më të natyrës ushtarake. Rasmusen e ka cilësuar këtë si sukses madhor për Kosovën, për rajonin dhe për bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë dhe NATO-n.
Sipas tij Kosova është një histori suksesi. Anders Fogh Rasmusen, ka thënë se ministrat e mbrojtjes po diskutojnë hapat e tjerë që lidhen me misionin në Kosovë duke shtuar se ende nuk ka një vendim rreth asaj se cili do të jetë hapi tjetër në ristrukturimin e KFOR-it. NATO-ja po shqyrton mundësinë e vënies në dispozicion të më shumë trupave për në Afganistan, duke shkurtuar dhe më tej misionin në Kosovë, është thënë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Aleancës.
Diplomatët e NATO-s bëjnë të ditur se planifikojnë që të shkurtojnë trupat e Aleancës në Kosovë në më pak se 4 mijë në vitin 2011, ka njoftuar agjencia e lajmeve.
Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve aleate, i ka vlerësuar pozitivisht arritjet në Kosovë. Rasmusen ka theksuar se, aktualisht, Kosova përballet me sfida që nuk janë të natyrës ushtarake. Agjencia e lajmeve Associated Press citon kreun e NATOS të ketë thënë se sidat e sigurisë në Kosovë, përgjithësisht, nuk janë më të natyrës ushtarake. Rasmusen e ka cilësuar këtë si sukses madhor për Kosovën, për rajonin dhe për bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë dhe NATO-n.
Sipas tij Kosova është një histori suksesi. Anders Fogh Rasmusen, ka thënë se ministrat e mbrojtjes po diskutojnë hapat e tjerë që lidhen me misionin në Kosovë duke shtuar se ende nuk ka një vendim rreth asaj se cili do të jetë hapi tjetër në ristrukturimin e KFOR-it. NATO-ja po shqyrton mundësinë e vënies në dispozicion të më shumë trupave për në Afganistan, duke shkurtuar dhe më tej misionin në Kosovë, është thënë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Aleancës.
Diplomatët e NATO-s bëjnë të ditur se planifikojnë që të shkurtojnë trupat e Aleancës në Kosovë në më pak se 4 mijë në vitin 2011, ka njoftuar agjencia e lajmeve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 06/02/2010 17:48 - LDD kërkon zgjedhje të parakohshme brënda vitit
- 06/02/2010 17:45 - Jakup Krasniqi: Presim njohje nga vendet që kanë hezituar
- 06/02/2010 16:18 - Presidenti Sejdiu shqyrton 350 dosje për amnisti
- 05/02/2010 20:09 - Serbët vazhdojnë reagimet për strategjinë e veriut
- 05/02/2010 19:31 - Në Kosovë rikthehen disa serbë
Të vjetra:
- 05/02/2010 18:23 - AKR reagon për gjendjen social-ekonomike në vend
- 05/02/2010 17:31 - ICO cakton ekipin përgatitor për veriun e Mitrovicës
- 05/02/2010 16:06 - KQZ sërish nuk debatoi për Gjilanit
- 05/02/2010 13:14 - Qeveria vendos te rrisë pagat e policisë së Kosovës
- 05/02/2010 12:45 - Policët e Kosovës ndërpresin grevën
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

