( 0 Votes )
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith, ka emëruar 14 anëtarë në Ekipin Përgatitor Komunal për komunën e re të Mitrovicës Veriore. Ky ekip do të ketë mandat teknik për të përgatitur të gjitha resurset, pasuritë dhe strukturat administrative që nevojiten për krijimin dhe funksionimin e ardhshëm të komunës së re të Mitrovicës Veriore. Sipas një komunikate të Zyrës Civile Ndërkombëtare bëhet e ditur se të emëruarve do t’u bashkohet edhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, një përfaqësues nga “komuna amë” dhe një përfaqësues nga Zyra Civile Ndërkombëtare. Pieter Feith ka thënë se krijimi i komunës së re të Mitrovicës Veriore në kuadër të një sistemi të vetëm të qeverisjes lokale anembanë Kosovës do ta përafrojë qeverinë komunale me komunitetin, do të avancojë zhvillimin ekonomik, dhe do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve ndaj problemeve konkrete dhe qasjes në resurse më të mëdha. Ai e ka quajtur një mundësi për një fillim të ri për komunën e re, synimi final i së cilës sipas tij është që Mitrovica Veriore të bëhet një komunë me një të ardhme pozitive, të qëndrueshme, të sigurt dhe prosperuese për njerëzit që jetojnë atje.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith, ka emëruar 14 anëtarë në Ekipin Përgatitor Komunal për komunën e re të Mitrovicës Veriore. Ky ekip do të ketë mandat teknik për të përgatitur të gjitha resurset, pasuritë dhe strukturat administrative që nevojiten për krijimin dhe funksionimin e ardhshëm të komunës së re të Mitrovicës Veriore. Sipas një komunikate të Zyrës Civile Ndërkombëtare bëhet e ditur se të emëruarve do t’u bashkohet edhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, një përfaqësues nga “komuna amë” dhe një përfaqësues nga Zyra Civile Ndërkombëtare. Pieter Feith ka thënë se krijimi i komunës së re të Mitrovicës Veriore në kuadër të një sistemi të vetëm të qeverisjes lokale anembanë Kosovës do ta përafrojë qeverinë komunale me komunitetin, do të avancojë zhvillimin ekonomik, dhe do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve ndaj problemeve konkrete dhe qasjes në resurse më të mëdha. Ai e ka quajtur një mundësi për një fillim të ri për komunën e re, synimi final i së cilës sipas tij është që Mitrovica Veriore të bëhet një komunë me një të ardhme pozitive, të qëndrueshme, të sigurt dhe prosperuese për njerëzit që jetojnë atje. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 06/02/2010 16:18 - Presidenti Sejdiu shqyrton 350 dosje për amnisti
- 05/02/2010 20:09 - Serbët vazhdojnë reagimet për strategjinë e veriut
- 05/02/2010 19:31 - Në Kosovë rikthehen disa serbë
- 05/02/2010 18:36 - Rasmusen: NATO sheh përparim të ndjeshëm në Kosovë
- 05/02/2010 18:23 - AKR reagon për gjendjen social-ekonomike në vend
Të vjetra:
- 05/02/2010 16:06 - KQZ sërish nuk debatoi për Gjilanit
- 05/02/2010 13:14 - Qeveria vendos te rrisë pagat e policisë së Kosovës
- 05/02/2010 12:45 - Policët e Kosovës ndërpresin grevën
- 05/02/2010 12:41 - OSBE paraqiti raportin për Kosovën në Vjenë
- 04/02/2010 22:28 - Hillary Clinton do të vizitojë Kosovën këtë vit
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

