( 1 Vote )
Gjykata Kushtetuese ka ftuar në Seancë Dëgjimore, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për ta shqyrtuar kërkesën e kandidates së AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.
Kjo gjë u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Kjo seancë do të mbahet më 9 shkurt, ku do të vlerësohet kushtetueshmëria dhe ligjshmëria e vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve të Gjakovës, pa shqyrtuar të gjithë kërkesat dhe ankesat e parashtruara nga AKR-ja për parregullësi gjatë 15 nëntorit.
Po ashtu parashtruesja e kërkesës, Mimoza Kusari, ka kërkuar edhe vënien e masës së përkohshme për anulimin e rezultateve zgjedhore në komunën e Gjakovës, në vend-votimet ku janë kryer shkelje të procesit zgjedhor dhe organizimin e votimeve të reja nën mbikqyrjen direkte të KQZ-së.
Të martën e ardhshme, palët në procedurë mund të ofrojnë argumentet e tyre për këtë çështje.
Anëtari i AKR-së në KQZ, Fadil Maloku tha se, pret që Gjykata Kushtetuese ta kthej në ri-votim Gjakovën për shkak të parregullësive që kanë ndodhur atje më 15 nëntor.
Gjykata Kushtetuese ka ftuar në Seancë Dëgjimore, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për ta shqyrtuar kërkesën e kandidates së AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila. Kjo gjë u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Kjo seancë do të mbahet më 9 shkurt, ku do të vlerësohet kushtetueshmëria dhe ligjshmëria e vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve të Gjakovës, pa shqyrtuar të gjithë kërkesat dhe ankesat e parashtruara nga AKR-ja për parregullësi gjatë 15 nëntorit.
Po ashtu parashtruesja e kërkesës, Mimoza Kusari, ka kërkuar edhe vënien e masës së përkohshme për anulimin e rezultateve zgjedhore në komunën e Gjakovës, në vend-votimet ku janë kryer shkelje të procesit zgjedhor dhe organizimin e votimeve të reja nën mbikqyrjen direkte të KQZ-së.
Të martën e ardhshme, palët në procedurë mund të ofrojnë argumentet e tyre për këtë çështje.
Anëtari i AKR-së në KQZ, Fadil Maloku tha se, pret që Gjykata Kushtetuese ta kthej në ri-votim Gjakovën për shkak të parregullësive që kanë ndodhur atje më 15 nëntor.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/02/2010 16:40 - Luksemburgu investon për arsimin kosovar
- 02/02/2010 15:18 - Turqia përkrahë integrimet e mëtejshme për Kosovën
- 02/02/2010 14:57 - Gallucci: Me kompromis të kurdisur Kosova t'i mbetet Serbisë
- 02/02/2010 14:54 - Vjen në Kosovë trupi i pajetë i të ndjerit Fadil Ferati
- 02/02/2010 12:56 - Ivanoviq: Jemi kunër strategjisë për veriun
Të vjetra:
- 01/02/2010 18:11 - Komuna e Burimit, shtatë ditë zie për të ndjerin Ferati
- 01/02/2010 17:42 - NATO mbështet integrimin dhe paqen në Kosovë
- 01/02/2010 17:01 - U nis për në Kosovë trupi i të ndjerit Fadil Ferati
- 01/02/2010 16:47 - Policia: Rrugët e Kosovës janë të kalueshme
- 01/02/2010 15:17 - Vazhdon gjykimi i “Grupit të Gjilanit” në Serbi
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

