( 0 Votes )
Nënkryetari i Komunës së Burimit Haki Rugova ka shpallur shtatë ditë zie për kryetarin e ndjerë Fadil Ferati. Në një njoftim të z. Rugova thuhet se nga sot e deri më shtatë shkurt komuna e Burimit ish-Istogut do të jetë në zi dhe me këtë rast në datat 1, 2 dhe 3 shkurt nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore dhe të mesme. Nënkryetari Rugova u ka shprehur ngushëllime të gjithë qytetarëve të Burimit për humbjen e kryetarit Fadil Ferati. Në ditën e tretë të vdekjes së nënkryetarit të LDK-së dhe njëherësh kryetari i Burimit, Fadil Ferati, qindra qytetarë, kanë vazhduar t' i shprehin ngushëllime familjes së tij në Gurakoc dhe strukturave të komunës në Burim. Duke u përulur para fotografisë së kryetarit të ndjerë, shumë qytetar kanë thënë se vdekja e tij, është një humbje e madhe jo vetëm për Burimin, por edhe për Kosovën. Varrimi i të ndjerit Fadil Ferati, do të bëhet të mërkurën në fshatin e lindjes në Guragoc.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/02/2010 15:18 - Turqia përkrahë integrimet e mëtejshme për Kosovën
- 02/02/2010 14:57 - Gallucci: Me kompromis të kurdisur Kosova t'i mbetet Serbisë
- 02/02/2010 14:54 - Vjen në Kosovë trupi i pajetë i të ndjerit Fadil Ferati
- 02/02/2010 12:56 - Ivanoviq: Jemi kunër strategjisë për veriun
- 02/02/2010 12:51 - Gjykata kushtetuese shqyrton kerkesen e AKR-se me 9 shkurt
Të vjetra:
- 01/02/2010 17:42 - NATO mbështet integrimin dhe paqen në Kosovë
- 01/02/2010 17:01 - U nis për në Kosovë trupi i të ndjerit Fadil Ferati
- 01/02/2010 16:47 - Policia: Rrugët e Kosovës janë të kalueshme
- 01/02/2010 15:17 - Vazhdon gjykimi i “Grupit të Gjilanit” në Serbi
- 01/02/2010 15:14 - LDK hap “Librin e zisë” për Fadil Feratin
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

