( 0 Votes )
Në orët e mesditës është nisur nga Offenbachu i Gjermanisë për në Kosovë, trupi i pajetë i të ndjerit Fadil Ferati. Trupi i tij do të arrijë në Kosovë mëngjesin e së martës, rreth orës 8:30 minuta në aeroportin e Prishtinës, kurse varrimi do të bëhet ditën pasuese. Ceremonia përcjellëse në Gjermani u bë nga përfaqësues konsullorë tw Kosovws, antarw të degës së LDK-së në Gjermani dhe bashkëatdhetarë të shumtë. Në një komunikatë të lëshuar nga Komisioni për informim i Degës së LDK-së në Gjermani, thuhet se vdekja e Fadil Feratit ka shkaktuar dhembje të madhe për veprimtarët e LDK-së në Gjermani. Ndarja nga ai u përcoll me lot e dhembje pasi i ndjeri Fadil Ferati ishte shumë i respektuar dhe i dashur për veprimtarët e LDK-së në Gjermani e vendet e tjera ku ai shpesh ishte mysafir, thuhet më tej në njoftim. Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i komunës së Istogut Fadil Ferati ndërroi jetë të shtunën në mengjes në Klinikën shtetërore të Offenbachut, pranë Frankfurtit në Gjermani. Humbja e tij ishte një dhimbje për politikën dhe shoqërinë kosovare.
Nga Offenbachu i Gjermanisë sot në mesditë u nis për Kosovë kufoma e Fadil Feratit, nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të komunës së Istogut. Fadil Ferati ndërroi jetë të shtunën në mengjes në Klinikën shtetërore të Offenbachut (afër Frankfurtit) në Gjermani. Kufoma e të ndjerit sot me nderime të mëdha u përcoll për në vendlindje ku do të prehet i qetë trupi i veprimtarit të madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të çështjes kombëtare. Kufoma e Fadil Feratit arrin në Kosovë ditën e martë (rreth orës 8:30 minuta) në aeroportin e Prishtinës, kurse varrimi do të bëhet një ditë më vonë.
Nga i ndjeri në Offenbach të Gjermanisë për herë të fundit u ndanë Astrit Zemaj, konsull, Ardian Spahiu, vicekonsull, Hazir Krasniqi, kryetar e Myftar Halili - Dragidella, nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani si dhe të afërm e bashkatdhetarë tanë në Gjermani. Vdekja e Fadil Feratit ka shkaktuar dhembje të madhe ndër veprimtarët e LDK-së në Gjermani e kudo tek bashkatdhetarët tanë dhe ndarja nga ai sot në Offenbach u përcoll me lotë e dhembje ngase i ndjeri Fadil Ferati ishte shumë i respektuar dhe i dashur për veprimtarët e LDK-së në Gjermani e vendet tjera ku ai shpesh ishte mysafir.
Komisioni për informim i Degës së LDK-së në Gjermani
Në orët e mesditës është nisur nga Offenbachu i Gjermanisë për në Kosovë, trupi i pajetë i të ndjerit Fadil Ferati. Trupi i tij do të arrijë në Kosovë mëngjesin e së martës, rreth orës 8:30 minuta në aeroportin e Prishtinës, kurse varrimi do të bëhet ditën pasuese. Ceremonia përcjellëse në Gjermani u bë nga përfaqësues konsullorë tw Kosovws, antarw të degës së LDK-së në Gjermani dhe bashkëatdhetarë të shumtë. Në një komunikatë të lëshuar nga Komisioni për informim i Degës së LDK-së në Gjermani, thuhet se vdekja e Fadil Feratit ka shkaktuar dhembje të madhe për veprimtarët e LDK-së në Gjermani. Ndarja nga ai u përcoll me lot e dhembje pasi i ndjeri Fadil Ferati ishte shumë i respektuar dhe i dashur për veprimtarët e LDK-së në Gjermani e vendet e tjera ku ai shpesh ishte mysafir, thuhet më tej në njoftim. Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i komunës së Istogut Fadil Ferati ndërroi jetë të shtunën në mengjes në Klinikën shtetërore të Offenbachut, pranë Frankfurtit në Gjermani. Humbja e tij ishte një dhimbje për politikën dhe shoqërinë kosovare.Nga Offenbachu i Gjermanisë sot në mesditë u nis për Kosovë kufoma e Fadil Feratit, nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të komunës së Istogut. Fadil Ferati ndërroi jetë të shtunën në mengjes në Klinikën shtetërore të Offenbachut (afër Frankfurtit) në Gjermani. Kufoma e të ndjerit sot me nderime të mëdha u përcoll për në vendlindje ku do të prehet i qetë trupi i veprimtarit të madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të çështjes kombëtare. Kufoma e Fadil Feratit arrin në Kosovë ditën e martë (rreth orës 8:30 minuta) në aeroportin e Prishtinës, kurse varrimi do të bëhet një ditë më vonë.
Nga i ndjeri në Offenbach të Gjermanisë për herë të fundit u ndanë Astrit Zemaj, konsull, Ardian Spahiu, vicekonsull, Hazir Krasniqi, kryetar e Myftar Halili - Dragidella, nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani si dhe të afërm e bashkatdhetarë tanë në Gjermani. Vdekja e Fadil Feratit ka shkaktuar dhembje të madhe ndër veprimtarët e LDK-së në Gjermani e kudo tek bashkatdhetarët tanë dhe ndarja nga ai sot në Offenbach u përcoll me lotë e dhembje ngase i ndjeri Fadil Ferati ishte shumë i respektuar dhe i dashur për veprimtarët e LDK-së në Gjermani e vendet tjera ku ai shpesh ishte mysafir.
Komisioni për informim i Degës së LDK-së në Gjermani
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/02/2010 14:54 - Vjen në Kosovë trupi i pajetë i të ndjerit Fadil Ferati
- 02/02/2010 12:56 - Ivanoviq: Jemi kunër strategjisë për veriun
- 02/02/2010 12:51 - Gjykata kushtetuese shqyrton kerkesen e AKR-se me 9 shkurt
- 01/02/2010 18:11 - Komuna e Burimit, shtatë ditë zie për të ndjerin Ferati
- 01/02/2010 17:42 - NATO mbështet integrimin dhe paqen në Kosovë
Të vjetra:
- 01/02/2010 16:47 - Policia: Rrugët e Kosovës janë të kalueshme
- 01/02/2010 15:17 - Vazhdon gjykimi i “Grupit të Gjilanit” në Serbi
- 01/02/2010 15:14 - LDK hap “Librin e zisë” për Fadil Feratin
- 01/02/2010 15:11 - Sejdiu udhëton për në Turqi, Hyseni në Uashington
- 01/02/2010 15:09 - Gazeta Zëri: PDK u ndihmua nga AKR
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

