( 0 Votes )
Partia Demokratike e Kosovës doli fituese në Prizren dhe Lipjan, ku u votua të dielën, në bazë të rezultateve jo-përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në Prizren, kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, arriti të marrë 30 mijë e 151 vota apo 53.2 përqind, kundrejt atij të LDK-së, Hanefi Muharremi, që grumbulloi 26 mijë e 493 vota, apo 46.8 përqind të totalit të tyre. Edhe në Lipjan kandidati i PDK-së, Shukri Buja doli i pari me 53.7 përqind që bëjnë 14 mijë e 209 vota, përballë Imri Ahmetit të LDK-së, me 46.3 përqind, apo 12 mijë e 261 vota. Këto rezultate KQZ-ja i publikoi në orën e parë të ditës së hënës. Kurse, rezultati final pritet të dihet pas numërimit të votave me kusht nga të dyja komunat, që do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Në Prizren pjesëmarrja ishte nën 50 përqind, saktësisht 43.3. Ndërsa në Lipjan votuan më shumë së gjysma e qytetarëve me të drejtë vote, gjithsejtë 57.1 përqind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vlerësuar si pozitiv përseritjen e raundit të dytë në këto dy komuna, meqë nuk ka pasur incidente që do ta dëmtonin imazhin e këtij procesi.
Partia Demokratike e Kosovës doli fituese në Prizren dhe Lipjan, ku u votua të dielën, në bazë të rezultateve jo-përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në Prizren, kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, arriti të marrë 30 mijë e 151 vota apo 53.2 përqind, kundrejt atij të LDK-së, Hanefi Muharremi, që grumbulloi 26 mijë e 493 vota, apo 46.8 përqind të totalit të tyre. Edhe në Lipjan kandidati i PDK-së, Shukri Buja doli i pari me 53.7 përqind që bëjnë 14 mijë e 209 vota, përballë Imri Ahmetit të LDK-së, me 46.3 përqind, apo 12 mijë e 261 vota. Këto rezultate KQZ-ja i publikoi në orën e parë të ditës së hënës. Kurse, rezultati final pritet të dihet pas numërimit të votave me kusht nga të dyja komunat, që do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Në Prizren pjesëmarrja ishte nën 50 përqind, saktësisht 43.3. Ndërsa në Lipjan votuan më shumë së gjysma e qytetarëve me të drejtë vote, gjithsejtë 57.1 përqind.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vlerësuar si pozitiv përseritjen e raundit të dytë në këto dy komuna, meqë nuk ka pasur incidente që do ta dëmtonin imazhin e këtij procesi.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 01/02/2010 16:47 - Policia: Rrugët e Kosovës janë të kalueshme
- 01/02/2010 15:17 - Vazhdon gjykimi i “Grupit të Gjilanit” në Serbi
- 01/02/2010 15:14 - LDK hap “Librin e zisë” për Fadil Feratin
- 01/02/2010 15:11 - Sejdiu udhëton për në Turqi, Hyseni në Uashington
- 01/02/2010 15:09 - Gazeta Zëri: PDK u ndihmua nga AKR
Të vjetra:
- 01/02/2010 11:15 - Policia raporton incidente të lehta në zgjedhje
- 31/01/2010 23:36 - PDK-ja pretendon të ketë fituar bindshëm Prizrenin e Lypjanin
- 31/01/2010 22:13 - Punëtorët shëndetësorë protestojnë të mërkurën para Qeverisë
- 31/01/2010 22:08 - KFOR-i redukton numrin e trupave në Kosovë
- 31/01/2010 22:03 - LDK në zi pas vdekjes së Fadil Feratit
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

