( 0 Votes )
Të gjitha aktivitetet e fushatës parazgjedhore për votimet e 31 janarit në komunën e Prizrenit dhe atë të Lipjanit përfunduan mbrëmë në mesnatë, ndërsa që nga sot në orën 7 të mëngjesit fillon heshtja elektorale. Kjo do të zgjasë deri deri në mbylljen e vendvotimeve, të dielën në ora 19.00 të mbrëmjes. Në garën për të parin e Prizrenit janë Ramadan Muja, kandidat i PDK-së, njëherësh kryetar i komunës dhe Hanefi Muharremi nga LDK-ja. Për të parin e Lipjanit garojnë Shukri Buja, kandidat i PDK-së dhe kryetar aktual i komunës, i cili për kundër kandidat ka Imri Ahmetin e LDK-së. Rivotimi në këto dy vende bëhet me vendim të KQZ-së, për shkak të parregullsive të konstatuara në raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat janë mbajtur më 13 dhjetor të vitit të kaluar. Policia dhe KQZ-ja njoftuan dje se janë marrë të gjitha masat që problemet e mëparshme të mos përsëriten.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 31/01/2010 22:00 - Fadil Feratit i përkulen dy kryetarët e dy komunave të Dukagjinit
- 31/01/2010 21:46 - Mustafa: Dallavergjinjët në KZAP dhe KQZ zvarritën procesin zgjedhor në Gjilan
- 30/01/2010 19:49 - Sot, 11 vjet nga takimi i Rambujesë
- 30/01/2010 18:26 - Nderohet kujtimi i të ndjerit Fadil Ferati
- 30/01/2010 15:26 - Arrestohet një i dyshuar për mashtrime
Të vjetra:
- 30/01/2010 14:49 - Ndërron jetë nën kryetari i LDK-së për Istogun Fadil Ferati
- 29/01/2010 18:31 - Ekstradohet nga Kosova i dënuari malazez
- 29/01/2010 18:06 - Buxheti për RTK-në kundërshtohet nga AGPK, përkrahet nga Faith
- 29/01/2010 17:52 - Doku Fest 2010 është në përgatitje e sipër
- 29/01/2010 17:30 - Irinej: Serbët në Kosovë po jetojnë në kushte të rënda
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

