( 0 Votes )
Radio Televizioni i Kosovës nuk bënë të financohet në asnjë mënyrë nga buxheti i shtetit. Kështu shkruan Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës në një komunikatë për media. Sipas këtij asociacioni “futja e RTK-së nën buxhetin e shtetit, pavarësisht që është e përkohshme, është shumë e rrezikshme për pavarësinë editoriale të mediumit. Madje AGKP vlerëson se në seancën e së enjtes të Kuvendit u vërejt se ekziston një konsensus i të gjitha subjekteve politike për ta shndërruar mediumin e vetëm publik, në medium shtetëror. Në vend se ta bënin këtë, deputetët kanë mundur ta amandamentojnë Ligjin për RTK-në, dhe të rregullojnë mënyrën e përhershme të financimit nëpërmjet parapagimit. Ndërsa, në anën tjetër shefi i ICO-së, Pieter Feith, lavdëroi vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës për financimin afatshkurtër të RTK-së derisa autoritetet përkatëse gjatë periudhës së ardhshme tremujore të hartojnë opsionet për sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të RTK-së. “Unë e mbështesë plotësisht këtë vendim dhe jam i kënaqëur që Qeveria do ta zbatojë atë”, thuhet në komunikatën e shefit të ICO-së dhe njëherit përfaqësues special i BE-së, Pieter Feith.
Radio Televizioni i Kosovës nuk bënë të financohet në asnjë mënyrë nga buxheti i shtetit. Kështu shkruan Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës në një komunikatë për media. Sipas këtij asociacioni “futja e RTK-së nën buxhetin e shtetit, pavarësisht që është e përkohshme, është shumë e rrezikshme për pavarësinë editoriale të mediumit. Madje AGKP vlerëson se në seancën e së enjtes të Kuvendit u vërejt se ekziston një konsensus i të gjitha subjekteve politike për ta shndërruar mediumin e vetëm publik, në medium shtetëror. Në vend se ta bënin këtë, deputetët kanë mundur ta amandamentojnë Ligjin për RTK-në, dhe të rregullojnë mënyrën e përhershme të financimit nëpërmjet parapagimit. Ndërsa, në anën tjetër shefi i ICO-së, Pieter Feith, lavdëroi vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës për financimin afatshkurtër të RTK-së derisa autoritetet përkatëse gjatë periudhës së ardhshme tremujore të hartojnë opsionet për sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të RTK-së. “Unë e mbështesë plotësisht këtë vendim dhe jam i kënaqëur që Qeveria do ta zbatojë atë”, thuhet në komunikatën e shefit të ICO-së dhe njëherit përfaqësues special i BE-së, Pieter Feith. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/01/2010 18:26 - Nderohet kujtimi i të ndjerit Fadil Ferati
- 30/01/2010 15:26 - Arrestohet një i dyshuar për mashtrime
- 30/01/2010 14:56 - Sot është heshtje zgjedhore
- 30/01/2010 14:49 - Ndërron jetë nën kryetari i LDK-së për Istogun Fadil Ferati
- 29/01/2010 18:31 - Ekstradohet nga Kosova i dënuari malazez
Të vjetra:
- 29/01/2010 17:52 - Doku Fest 2010 është në përgatitje e sipër
- 29/01/2010 17:30 - Irinej: Serbët në Kosovë po jetojnë në kushte të rënda
- 29/01/2010 16:31 - Pritet rishikimi i mandatit të Pieter Faith-it
- 29/01/2010 14:16 - U miratua projekt-ligji kundër dhunës në familje
- 29/01/2010 12:40 - Dita e fundit e fushatës zgjedhore për Prizren dhe Lipjan
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

