( 0 Votes )
Mandati i Përfaqësuesit Ndërkombëtar Civil në Kosovë do të rishikohet më 8 shkurt në Vjenë. Kjo gjë pritet të bëhet në takimin e radhës të Grupi Ndërkombëtar Drejtues ku marrin pjesë drejtorët për Ballkanin nga 25 shtete pjesëmarrëse. Siç shkruan sot, e përditshmja Express, shefit të ICO-s, Pieter Feith, që llogaritet edhe si ndërkombëtari me më së shumti pushtet në Kosovë, pritet t’i zvogëlohen disa nga përgjegjësitë ekzekutive në fushat ku është zbatuar Plani i Ahtisaarit, por kjo do të bëhet vetëm nëse ai pajtohet. Sipas burimeve të gazetës, në takimin e Vjenës do të arrihet pajtimi për shkurtim të vogël të kompetencave ekzekutive të Pieter Feithit, të cilat konsultime kanë filluar para disa muajsh. Në takimin e radhës të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, do të diskutohet edhe rreth Strategjisë për vendosjen e ligjshmërisë në veri të Kosovës. Diplomatët ndërkombëtarë, sipas Express, pritet t’i japin mbështetje këtij plani të hartuar nga institucionet kosovare dhe Zyra Ndërkombëtare Civile.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/01/2010 14:49 - Ndërron jetë nën kryetari i LDK-së për Istogun Fadil Ferati
- 29/01/2010 18:31 - Ekstradohet nga Kosova i dënuari malazez
- 29/01/2010 18:06 - Buxheti për RTK-në kundërshtohet nga AGPK, përkrahet nga Faith
- 29/01/2010 17:52 - Doku Fest 2010 është në përgatitje e sipër
- 29/01/2010 17:30 - Irinej: Serbët në Kosovë po jetojnë në kushte të rënda
Të vjetra:
- 29/01/2010 14:16 - U miratua projekt-ligji kundër dhunës në familje
- 29/01/2010 12:40 - Dita e fundit e fushatës zgjedhore për Prizren dhe Lipjan
- 28/01/2010 12:31 - Rada Trajkoviq: Dokumenti për veriun është serioz
- 28/01/2010 12:25 - Sejdiu nuk pranon të komentojë ofertën për koalicion të AAK-së
- 27/01/2010 18:41 - Acarohen deklaratat e LDD- së ndaj LDK-së
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

