( 0 Votes )
Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, nuk ka mendim të njëjtë me Beogradin për strategjinë e integrimit të veriut të Kosovës. Ajo e vlerësoi këtë dokument si shumë serioz, për të cilin tha se, Beogradi duhet të japë një përgjigje përmbajtjesore e jo një përgjigje që nënkupton mohimin dhe që pas saj nuk ekziston ndonjë përmbajtje. Trajkoviq tha për Radion Evropa e Lirë, se Zyra Civile Ndërkombëtare dhe autoritetet në Prishtinë kanë dalë të parët me një strategji për integrimin e veriut dhe kjo i vë në përparësi karshi Beogradit. Ajo shtoi se po të ishte në në pushtet në Beograd, do të dilte e para me një zgjidhje që do t’ua ofronte Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe për të cilën do të diskutohej. Kjo për shkak se, siç tha Trajkoviq, të dyja palët janë të vetëdijshme që ekziston problemi i statusit të pazgjidhur institucional për veriun e Kosovës, i cili nuk është plotësisht brenda sistemit të Serbisë e as brenda sistemit të Kosovës.
Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, nuk ka mendim të njëjtë me Beogradin për strategjinë e integrimit të veriut të Kosovës. Ajo e vlerësoi këtë dokument si shumë serioz, për të cilin tha se, Beogradi duhet të japë një përgjigje përmbajtjesore e jo një përgjigje që nënkupton mohimin dhe që pas saj nuk ekziston ndonjë përmbajtje. Trajkoviq tha për Radion Evropa e Lirë, se Zyra Civile Ndërkombëtare dhe autoritetet në Prishtinë kanë dalë të parët me një strategji për integrimin e veriut dhe kjo i vë në përparësi karshi Beogradit. Ajo shtoi se po të ishte në në pushtet në Beograd, do të dilte e para me një zgjidhje që do t’ua ofronte Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe për të cilën do të diskutohej. Kjo për shkak se, siç tha Trajkoviq, të dyja palët janë të vetëdijshme që ekziston problemi i statusit të pazgjidhur institucional për veriun e Kosovës, i cili nuk është plotësisht brenda sistemit të Serbisë e as brenda sistemit të Kosovës.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 29/01/2010 17:52 - Doku Fest 2010 është në përgatitje e sipër
- 29/01/2010 17:30 - Irinej: Serbët në Kosovë po jetojnë në kushte të rënda
- 29/01/2010 16:31 - Pritet rishikimi i mandatit të Pieter Faith-it
- 29/01/2010 14:16 - U miratua projekt-ligji kundër dhunës në familje
- 29/01/2010 12:40 - Dita e fundit e fushatës zgjedhore për Prizren dhe Lipjan
Të vjetra:
- 28/01/2010 12:25 - Sejdiu nuk pranon të komentojë ofertën për koalicion të AAK-së
- 27/01/2010 18:41 - Acarohen deklaratat e LDD- së ndaj LDK-së
- 27/01/2010 17:15 - Sejdiu: Do të krijohen kushte më të mira për bizneset
- 27/01/2010 15:06 - Aeroporti koncensionohet në prill
- 27/01/2010 12:22 - Liberalizimi i vizave, Kosova është pranë negociatave
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

