( 0 Votes )
Në Kosovë po qëndron raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty, i njohur ndryshe edhe si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës. Arsyeja e vizitës së tij ka të bëjë me veprimtarinë e UÇK-së dhe dyshimeve për trafikim organesh, nga kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte dhe kryeprokurorit të Serbisë, Vladimir Vukçeviç. Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Dick Marty tha se ka ardhur për të hetuar të vërtetën rreth dyshimeve për trafikim organesh. Politikani zviceran, tha po ashtu se ka arritur të mbledh informata, të cilat i kanë mundësuar që të ecën para në çështjen e Shtëpisë së Verdhë, siç njihet ndryshe ky rast. Ai falënderoi autoritetet vendore, për gatishmërinë e treguar që t’ia lehtësojnë atij qëndrimin në Kosovë. Strukturat udhëheqëse të Prishtinës janë deklaruar se në agjendat e tyre nuk figuron asnjë takim me të. Marty ka arritur pasditen e së hënës në Prishtinë, dhe është në përcjellje të afërt dhe të rreptë nga policia e Kosovës dhe EULEX-i.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/01/2010 18:56 - Protestohet në magjistrale kundër KEK-ut
- 19/01/2010 17:36 - Tërmkolli kërkon prishjen e koalicionit PDK-LDK
- 19/01/2010 17:00 - Kuvendi i kërkon qeverisë informata për strategjinë për veriun
- 19/01/2010 16:33 - Faith i premton ndihmë adekuate RTK–së
- 19/01/2010 14:37 - Bogdanoviq: Serbët të gatshëm për dialog, por jo për integrim
Të vjetra:
- 18/01/2010 22:30 - Nikoliq nuk zmbrapset nga ultimatumet e paralelistëve
- 18/01/2010 22:20 - Hyseni kërkon njohje nga Liga Arabe
- 18/01/2010 17:26 - Hyseni nxit vendet arabe që të njohin pavarësinë e Kosovës
- 18/01/2010 15:11 - “Bechtel & Enka” ndërton autostradën Morinë-Merdare
- 18/01/2010 15:05 - Kroacia e njeh Kosovës pavarësisht vendimit të Gj.N.D-së
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

