( 0 Votes )
Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pak i shpëtuan përsëritjes së 11 shtatorit të 2001-së.
Kjo për shkak se të premten një pjesëtar i Al-Qaedas mori peng një avion me 278 pasagjerë dhe 11 anëtarë të bordit. Avioni Delta pati destinacion Detroitin, ndërsa nën kontrollin e terroristit u vu pas fluturimit nga aeroporti i Amsterdamit.
Personi në fjalë është identifikuar si Abdul Mudallad, një shtetas 23 vjecar i Nigerisë.
Ai aktivizoi një lloj të eksplozivit, por nuk arriti të ngre në ajër aeroplanin e marrë peng. Pas këtij akti, pasagjerët dhe ekuipazhi arritën të marrin nën kontroll avionin, i cili pak orë më vonë aterroi në aeroportin e Detroitit.
Lëndime pësoi vetëm terroristi. Autoritetet amerikane bënë të ditur se personi i dyshuar ka pësuar djegie të shkallës së tretë.
Nigeriani që ndodhet në spitalin e Detroitit, sipas medieve, pranoi lidhjet me rrjetin terrorist të Al Qaeda-s, në operacionet e tyre në Jemen.
Lajmet shqetësuese i shkuan edhe Presidentit Barack Obama, që ndodhet në pushim në Haëai. Ai urdhëroi një kontroll më të fortë të transportit ajror.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pak i shpëtuan përsëritjes së 11 shtatorit të 2001-së.Kjo për shkak se të premten një pjesëtar i Al-Qaedas mori peng një avion me 278 pasagjerë dhe 11 anëtarë të bordit. Avioni Delta pati destinacion Detroitin, ndërsa nën kontrollin e terroristit u vu pas fluturimit nga aeroporti i Amsterdamit.
Personi në fjalë është identifikuar si Abdul Mudallad, një shtetas 23 vjecar i Nigerisë.
Ai aktivizoi një lloj të eksplozivit, por nuk arriti të ngre në ajër aeroplanin e marrë peng. Pas këtij akti, pasagjerët dhe ekuipazhi arritën të marrin nën kontroll avionin, i cili pak orë më vonë aterroi në aeroportin e Detroitit.
Lëndime pësoi vetëm terroristi. Autoritetet amerikane bënë të ditur se personi i dyshuar ka pësuar djegie të shkallës së tretë.
Nigeriani që ndodhet në spitalin e Detroitit, sipas medieve, pranoi lidhjet me rrjetin terrorist të Al Qaeda-s, në operacionet e tyre në Jemen.
Lajmet shqetësuese i shkuan edhe Presidentit Barack Obama, që ndodhet në pushim në Haëai. Ai urdhëroi një kontroll më të fortë të transportit ajror.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/12/2009 21:02 - IBP: Eulex pati shumë dështime në 2009-ën
- 27/12/2009 20:59 - 42 milion euro për Ministrinë Serbe për Kosovën nga Parlamenti i Serbisë
- 27/12/2009 20:54 - Ivanoviq: Gjithmonë do ta kundërshtojë Pavarësinë e Kosovës
- 26/12/2009 14:00 - KEK: Për festa do të ketë rrymë
- 26/12/2009 13:55 - Podgorica plot kundërthënie karshi Kosovës
Të vjetra:
- 23/12/2009 15:04 - Dell: Të përsëriten votimet edhe në Gjilan
- 23/12/2009 14:52 - ICO:Formimi i komunës së Mitrovicës veriore po ec mirë
- 23/12/2009 14:46 - Kacin: Serbia në BE pa Kosovën
- 23/12/2009 14:29 - LDK shënon 20 vjetorin e themelimit
- 22/12/2009 21:14 - KQZ: Rivotohet në Prizren dhe Lipajn
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

