( 0 Votes )
Qeveria e Kosovës është thellësisht e përkushtuar që ligji dhe rendi të sundoi në shtetin më të ri në botë. Kështu deklaroi kryeministri Hashim Thaçi, gjatë takimit të Bordit për Sundimin e Ligjit, i cili udhëhiqet nga zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi dhe shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon. Thaçi vlerësoi se për t’u realizuar ky mision, nevojitet një bashkëpunim midis institucioneve kosovare dhe prezencës ndërkombëtare, por ai duhet të jetë i ndërsjellë, i sinqertë dhe transparent. Kreu i ekzekutivit theksoi vendosmërinë e kosovarëve për luftimin e korrupsionit dhe dukurive negative. Në anën tjetër, Kermabon mirëpriti këtë përkushtim të institucioneve kosovare. Ai u pajtua me mesazhin e kryeministrit se vetëm së bashku mund të arrihen rezultate. Kreu i Eulex-it tha se duhet vazhduar përmirësimin e sundimit të ligjit, duke respektuar parimet kryesore dhe duke iu dhënë kosovarëve pronësinë në proceset. Por, sipas tij, edhe duke pasur llogaridhënie dhe ushtrim të mandatit të tyre ekzekutiv, nëse është e nevojshme.
Qeveria e Kosovës është thellësisht e përkushtuar që ligji dhe rendi të sundoi në shtetin më të ri në botë. Kështu deklaroi kryeministri Hashim Thaçi, gjatë takimit të Bordit për Sundimin e Ligjit, i cili udhëhiqet nga zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi dhe shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon. Thaçi vlerësoi se për t’u realizuar ky mision, nevojitet një bashkëpunim midis institucioneve kosovare dhe prezencës ndërkombëtare, por ai duhet të jetë i ndërsjellë, i sinqertë dhe transparent. Kreu i ekzekutivit theksoi vendosmërinë e kosovarëve për luftimin e korrupsionit dhe dukurive negative. Në anën tjetër, Kermabon mirëpriti këtë përkushtim të institucioneve kosovare. Ai u pajtua me mesazhin e kryeministrit se vetëm së bashku mund të arrihen rezultate. Kreu i Eulex-it tha se duhet vazhduar përmirësimin e sundimit të ligjit, duke respektuar parimet kryesore dhe duke iu dhënë kosovarëve pronësinë në proceset. Por, sipas tij, edhe duke pasur llogaridhënie dhe ushtrim të mandatit të tyre ekzekutiv, nëse është e nevojshme. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/11/2009 13:45 - KE: Reformat pastaj liberalizimi i vizave për Kosovën
- 19/11/2009 13:42 - Irlanda largon trupat nga Kosova
- 19/11/2009 13:39 - Turqia dhuron 5000 vaksina
- 19/11/2009 13:37 - UNDP: Qytetarët të pakënaqur me EULEX-in
- 19/11/2009 13:34 - Kuvendi i Kosovës: Polemikë për zgjedhje

