( 0 Votes )
Administrata e OKB-së, nga 1 tetori, u përjashtua edhe nga çfarëdo kompetence që kishte deri tashti në drejtësinë e Kosovës.
Që nga fillimi i këtij muaji, të gjitha shtetet që kërkojnë ndihmë juridike ndërkombëtare në Kosovë, e që deri tashti e kanë bërë këtë te UNMIK-u, duhet t’i drejtohen direkt Ministrisë së Drejtësisë.
Kështu ka vendosur shefja e këtij dikasteri qeveritar, duke e nënshkruar vendimin mbi marrjen e kompetencave komplete.
Për këtë vendim ministrja Nekibe Kelmendi informoi të hënën edhe anëtarët e bordit për sundimin e ligjit, ndërsa që një shkresë për këtë i është dërguar edhe Serbisë dhe shteteve tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
E vendimi përfshinë kërkesat për ekstradim, për transferimet e personave të dënuar e rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve.
E nga një kopje i është dërguar organeve të gjyqësisë në vend, qeverisë së Kosovës dhe komponentës së EULEX-it.
Administrata e OKB-së, nga 1 tetori, u përjashtua edhe nga çfarëdo kompetence që kishte deri tashti në drejtësinë e Kosovës. Që nga fillimi i këtij muaji, të gjitha shtetet që kërkojnë ndihmë juridike ndërkombëtare në Kosovë, e që deri tashti e kanë bërë këtë te UNMIK-u, duhet t’i drejtohen direkt Ministrisë së Drejtësisë.
Kështu ka vendosur shefja e këtij dikasteri qeveritar, duke e nënshkruar vendimin mbi marrjen e kompetencave komplete.
Për këtë vendim ministrja Nekibe Kelmendi informoi të hënën edhe anëtarët e bordit për sundimin e ligjit, ndërsa që një shkresë për këtë i është dërguar edhe Serbisë dhe shteteve tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
E vendimi përfshinë kërkesat për ekstradim, për transferimet e personave të dënuar e rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve.
E nga një kopje i është dërguar organeve të gjyqësisë në vend, qeverisë së Kosovës dhe komponentës së EULEX-it.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/11/2009 13:45 - KE: Reformat pastaj liberalizimi i vizave për Kosovën
- 19/11/2009 13:42 - Irlanda largon trupat nga Kosova
- 19/11/2009 13:39 - Turqia dhuron 5000 vaksina
- 19/11/2009 13:37 - UNDP: Qytetarët të pakënaqur me EULEX-in
- 19/11/2009 13:34 - Kuvendi i Kosovës: Polemikë për zgjedhje

