( 0 Votes )
Deri në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë në Fondin Monetar Ndërkombëtar për marrjen e kredive. Kështu ka pohuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në Stamboll, ku po merr pjesë në takimin vjetor të këtij Fondi dhe Bankës Botërore.
Ai bëri të ditur për gazetën Express se aplikimi do të deponohet pas vizitës së stafit të FMN-së në fund të muajit tetor dhe ka kërkuar nga Fondi dhe Banka Botërore që të jenë më fleksibile ndaj Kosovës në programet për financim, derisa Qeveria e Kosovës po përgatitet të aplikojë për kredi në këto institucione.
Ndërkaq, zyrtarët e FMN-së kanë premtuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e këtij institucioni në reformimin e politikave makroekonomike, si parakusht për përfitimin e asistencës financiare.
Aktualisht nuk dihet se me cilat projekte institucionet e Kosovës do të aplikojnë në programet e këtij institucioni, por ministri Shala tha se kërkesat e kosovarëve do të jenë të orientuara në zgjidhjen e problemeve sociale dhe rritjen ekonomike.
Deri në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë në Fondin Monetar Ndërkombëtar për marrjen e kredive. Kështu ka pohuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në Stamboll, ku po merr pjesë në takimin vjetor të këtij Fondi dhe Bankës Botërore.Ai bëri të ditur për gazetën Express se aplikimi do të deponohet pas vizitës së stafit të FMN-së në fund të muajit tetor dhe ka kërkuar nga Fondi dhe Banka Botërore që të jenë më fleksibile ndaj Kosovës në programet për financim, derisa Qeveria e Kosovës po përgatitet të aplikojë për kredi në këto institucione.
Ndërkaq, zyrtarët e FMN-së kanë premtuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e këtij institucioni në reformimin e politikave makroekonomike, si parakusht për përfitimin e asistencës financiare.
Aktualisht nuk dihet se me cilat projekte institucionet e Kosovës do të aplikojnë në programet e këtij institucioni, por ministri Shala tha se kërkesat e kosovarëve do të jenë të orientuara në zgjidhjen e problemeve sociale dhe rritjen ekonomike.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/11/2009 13:45 - KE: Reformat pastaj liberalizimi i vizave për Kosovën
- 19/11/2009 13:42 - Irlanda largon trupat nga Kosova
- 19/11/2009 13:39 - Turqia dhuron 5000 vaksina
- 19/11/2009 13:37 - UNDP: Qytetarët të pakënaqur me EULEX-in
- 19/11/2009 13:34 - Kuvendi i Kosovës: Polemikë për zgjedhje

