( 0 Votes )
Menaxhmenti i PTK-së është në përgatitje të implementimit të politikave, për shtrirjen e rrjetit dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve. Në kuadër të kësaj, për herë të parë, kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka vizituar pjesën veriore të Mitrovicës, për të shikuar mundësitë e implementimit të këtyre synimeve.
”Posta dhe Telekomi i Kosovës po kryen misionin e vet. Ne kemi kapacitete që të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pavarësisht se në cilën pjesë të vendit gjenden ata, t’ju ofrojmë të gjitha shërbimet. Shumë shpejt shërbimet tona do të jenë edhe në këtë pjesë”, tha Haxha gjatë vizitës që bëri në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht të Kroi i Vitakut.
Ai tha se PTK do të fillojë së realizuari së shpejti projektin “Fiber to Home” dhe ”Fiber to School”, përmes së cilit, çdo shtëpi apo shkollë, pavarësisht se ku gjenden, do ta kenë telefonin fiks, internetin dhe në një të ardhme të afërt edhe TV.
Ky projekti i përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe PTK-së, pritet që të implementohet në muajt në vijim.
Marrëveshja ka për qëllim primar, lidhjen e të gjitha institucioneve shkollore të Kosovës me fije optike, apo ndryshe i emëruar si projekti ”Fiber to school”.
Nga ky projekt, do të përfitojnë mbi 1080 shkolla në tërë territorin e Kosovës, të cilat do të pajisen me internet, duke u mundësuar nxënësve dhe mësimdhënësve, që përpos metodave klasike të marrjes së informatës, të kenë qasje në mjetin më të përdorshëm të komunikimit në ditët tona, internetin.
Menaxhmenti i PTK-së është në përgatitje të implementimit të politikave, për shtrirjen e rrjetit dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve. Në kuadër të kësaj, për herë të parë, kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka vizituar pjesën veriore të Mitrovicës, për të shikuar mundësitë e implementimit të këtyre synimeve. ”Posta dhe Telekomi i Kosovës po kryen misionin e vet. Ne kemi kapacitete që të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pavarësisht se në cilën pjesë të vendit gjenden ata, t’ju ofrojmë të gjitha shërbimet. Shumë shpejt shërbimet tona do të jenë edhe në këtë pjesë”, tha Haxha gjatë vizitës që bëri në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht të Kroi i Vitakut.
Ai tha se PTK do të fillojë së realizuari së shpejti projektin “Fiber to Home” dhe ”Fiber to School”, përmes së cilit, çdo shtëpi apo shkollë, pavarësisht se ku gjenden, do ta kenë telefonin fiks, internetin dhe në një të ardhme të afërt edhe TV.
Ky projekti i përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe PTK-së, pritet që të implementohet në muajt në vijim.
Marrëveshja ka për qëllim primar, lidhjen e të gjitha institucioneve shkollore të Kosovës me fije optike, apo ndryshe i emëruar si projekti ”Fiber to school”.
Nga ky projekt, do të përfitojnë mbi 1080 shkolla në tërë territorin e Kosovës, të cilat do të pajisen me internet, duke u mundësuar nxënësve dhe mësimdhënësve, që përpos metodave klasike të marrjes së informatës, të kenë qasje në mjetin më të përdorshëm të komunikimit në ditët tona, internetin.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/11/2009 13:45 - KE: Reformat pastaj liberalizimi i vizave për Kosovën
- 19/11/2009 13:42 - Irlanda largon trupat nga Kosova
- 19/11/2009 13:39 - Turqia dhuron 5000 vaksina
- 19/11/2009 13:37 - UNDP: Qytetarët të pakënaqur me EULEX-in
- 19/11/2009 13:34 - Kuvendi i Kosovës: Polemikë për zgjedhje

