Një popull që ende nuk e din se cili është identiteti i tij, nuk ka nevojë të kërkojë të merret me identitetin e të tjerëve e aq më shumë të shqiptarëve.
Kjo është përgjigja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, për enciklopedinë e akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë që i konsideron shqiptarët si njerëz të maleve.
Ai tha se maqedonët duhet kërkuar identitetin e tyre, për shkak se sipas tij ky popull nuk e din se a është maqedonas sipas dekretit të Titos, apo thirr në paraardhësin e tyre mbretin bullgar Samuel.
Kryeparlamentari Krasniqi ndër të tjera tha se maqedonët madje pretendojnë të jenë edhe pasardhës të Alekasandrit të Madh të Maqedonisë.
Krasniqi tha se nga ana politike enciklopedia e akademikëve maqedonas i ngjan logjikës së bretkosës. Ai tha se një bretkosë kishte kërkuar nga nallbani që ta mbathte me patkoj të kalit, por se këmba e saj ishte shumë e vogël. Krasniqi tha se shqiptarët janë populli që më së miri e kanë të krijuar identitetin e tyre në Ballkan, dhe se ndërhyrjet nga popujt e tjerë janë të kota.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 19/11/2009 13:45 - KE: Reformat pastaj liberalizimi i vizave për Kosovën
- 19/11/2009 13:42 - Irlanda largon trupat nga Kosova
- 19/11/2009 13:39 - Turqia dhuron 5000 vaksina
- 19/11/2009 13:37 - UNDP: Qytetarët të pakënaqur me EULEX-in
- 19/11/2009 13:34 - Kuvendi i Kosovës: Polemikë për zgjedhje

