( 0 Votes )
Kreu i vendit, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, kanë
udhëtuar për në SHBA, ku do të zhvillojnë takime me kryetarë e përfaqësues shtetesh
të ndryshme, që do të marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve
të Bashkuara në Nju Jork.
Pak para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), presidenti Sejdiutheksoi se gjatë kohës së zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do tëzhvillojë takime të shumta me synim që të shpejtohet procesi i njohjes së pavarësisë
së Kosovës. Në një deklaratë dhënë në Aeroportin e Prishtinës, Sejdiu nuk ka komentuar as deklaratat e udhëheqësve serbë lidhur me këtë vizitë dhe as për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur
me pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, presidenti gjatë kësaj vizite në SHBA do të jetë i shoqëruar edhe nga
ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
Bashkë me presidentin Sejdiu, në Nju Jork ka udhëtuar edhe zonja e parë e Kosovës,
Nezafete Sejdiu, e cila do të qëndrojë për vizitë në Kombet e Bashkuara, me ftesë të
Ban Son-Taek, bashkëshortja e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban
Ki-Mun dhe do të marrë pjesë në "Takimin e dytë qendror vjetor të Kombeve të
Bashkuara për autizmin".

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/11/2009 13:45 - KE: Reformat pastaj liberalizimi i vizave për Kosovën
- 19/11/2009 13:42 - Irlanda largon trupat nga Kosova
- 19/11/2009 13:39 - Turqia dhuron 5000 vaksina
- 19/11/2009 13:37 - UNDP: Qytetarët të pakënaqur me EULEX-in
- 19/11/2009 13:34 - Kuvendi i Kosovës: Polemikë për zgjedhje