( 1 Vote )
– Lëvizja FOL ka publikuar sot, Raportin e saj ‘Monitoruesi i Korrupsionit’, në të cilin përfshihen të gjitha aktivitetet e ndërmarra institucionale në luftë kundër korrupsionit për periudhën gjashtë-mujore: janar-qershor 2012.
Sipas të gjeturave të këtij Raporti rezulton se “shtrirja më e madhe gjeografike e korrupsionit është në Prishtinë - me 50 akte akuzuese të ngritura nga prokuroritë e vendit; pason Peja me 19 akte akuzuese; Gjilani me 10; Prizreni me 7; Ferizaj me 8; si dhe Gjakova me 4 akte akuzuese.
Ndërkaq, prokuroritë që nuk kanë shënuar rezultat në luftë kundër korrupsionit janë: prokuroria e qarkut dhe ajo komunale në Mitrovicë, si dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nuk kanë ngritur as edhe një akt akuzues të vetëm. Sipas Raportit as Kuvendi i Kosovës nuk është treguar produktiv në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Nga 29 seanca plenare sa janë mbajtur gjithsej, vetëm në dy prej tyre është diskutuar për luftën “kundër” korrupsion: a) Strategjinë Kundër Korrupsion dhe Planin e Veprimit 2012-2016 dhe b) Raporti Vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsion (2011). Pa marrë parasysh diskutimet e bëra në këto dy seanca, ato nuk kanë pasur kurrfarë ndikimi në uljen e nivelit të lartë të korrupsionit në vend.
– Lëvizja FOL ka publikuar sot, Raportin e saj ‘Monitoruesi i Korrupsionit’, në të cilin përfshihen të gjitha aktivitetet e ndërmarra institucionale në luftë kundër korrupsionit për periudhën gjashtë-mujore: janar-qershor 2012. Sipas të gjeturave të këtij Raporti rezulton se “shtrirja më e madhe gjeografike e korrupsionit është në Prishtinë - me 50 akte akuzuese të ngritura nga prokuroritë e vendit; pason Peja me 19 akte akuzuese; Gjilani me 10; Prizreni me 7; Ferizaj me 8; si dhe Gjakova me 4 akte akuzuese.
Ndërkaq, prokuroritë që nuk kanë shënuar rezultat në luftë kundër korrupsionit janë: prokuroria e qarkut dhe ajo komunale në Mitrovicë, si dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nuk kanë ngritur as edhe një akt akuzues të vetëm. Sipas Raportit as Kuvendi i Kosovës nuk është treguar produktiv në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Nga 29 seanca plenare sa janë mbajtur gjithsej, vetëm në dy prej tyre është diskutuar për luftën “kundër” korrupsion: a) Strategjinë Kundër Korrupsion dhe Planin e Veprimit 2012-2016 dhe b) Raporti Vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsion (2011). Pa marrë parasysh diskutimet e bëra në këto dy seanca, ato nuk kanë pasur kurrfarë ndikimi në uljen e nivelit të lartë të korrupsionit në vend.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/08/2012 18:18 - Te përkrahen serbët në jugun e Mitrovicës
- 05/08/2012 18:15 - Kosovën pritet ta njohin Etiopia dhe Togoja!
- 29/07/2012 21:24 - Në rrezik nga rriqrat
- 29/07/2012 21:22 - Shtyhet sërish privatizimi PTK-së
- 29/07/2012 21:19 - Publikohen rezultatet e provimeve pranuese
Të vjetra:
- 29/07/2012 20:59 - Trajnim për bujqësi në SHBA
- 21/07/2012 14:03 - Regjistrimi i mërgatës kosovare
- 14/07/2012 10:41 - Policia gjermane kap një kosovar dhe një serb
- 14/07/2012 10:39 - LDK sqaron për SHIK-un
- 14/07/2012 10:25 - Prangoset prizrenasi në Suboticë

