( 14 Votes )
Ekipet e shpetimit te FSK-se kane arritur qe ne oret e vona te se shtunes, te nxjerrin te gjalle nga shtepite e mbuluara nga bora nje vajze 5 vjecare. Gjendja e saj shendetesore raportohet te jete stabile. Nga ana tjeter deri tani nga orteqet ne Restelice te Dragashit, rezultojne 7 persona te vdekur dhe 3 te ngujuar. FSK, KFOR dhe Policia e Kosoves te ndihmuar edhe nga qytetare te tjere po vazhdojne kerkimet.
Qeveria ka bërë të ditur nëpërmjet një kumtese se ka angazhuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’u dalë në ndihmë banorëve të fshatit Restelicë të komunës së Sharrit, ku helikopterët e KFOR-it nuk kanë mundur të aterojnë për shkak të kohës, ndërsa njësitet e FSK-së tanimë kanë arritur dhe do të angazhohen maksimalisht për ndihmë. Edhe vetë Kryeministri Hashim Thaçi është duke e përcjellur nga afër gjendjen duke qenë në kontakt me ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota, si dhe kryetarin e komunës së Sharrit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të këtij rajoni, Rasim Demiri e Duda Balje, të cilët janë në vend të ngjarjes.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar duke bërë të ditur se ngjarjen tragjike të Restelicës po e përcjellë me shqetësim të thellë . “AAK solidarizohet dhe ndan dhimbjen me familjet e viktimave dhe uron që të nxirren të gjallë personat tjerë të ngujuar nga bora në shtëpitë e tyre” tha kjo parti nëpërmjet një kumtese për media.
.jpeg)

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2012 21:26 - Shpëtimi i pesë vjecarës sado pak zbuti dhembjen
- 11/02/2012 21:57 - Levizja Bashkohu nuk pajtohet me lokacionin e xhamise ne Prishtine
- 11/02/2012 21:56 - AGPK reagon ndaj sjelljes se policit dhe pylltarit me gazetaren e Klan Kosoves
- 11/02/2012 21:53 - Lirohet Zvonko
- 11/02/2012 21:51 - Drews: Referendumi, provokim per kosovaret
Të vjetra:
- 11/02/2012 21:44 - Ngricat ne rruge marrin jeten e tre personave ne Leposavic
- 11/02/2012 13:55 - KFOR-i ndihmon QKUK-në për largimin e borës
- 11/02/2012 13:52 - Vazhdon gjendja e krizës në Pejë
- 11/02/2012 13:48 - Arrestohen të dyshuarit për grabitje në Agro Trade
- 11/02/2012 13:44 - Sfidë Veriu i Kosovës