( 0 Votes )
Plani katër pikësh i presidentit të Serbis, Boris Tadiq, kërkon zgjidhje që u konvenojnë vetëm serbëve, ndërsa nuk ofron asgjë për koncesionet që duhet të bëjnë shqiptarët. E vetmja gjë që tingëllon si ofertë e udhëheqësit serb është që në këmbim të këtyre pikave, Serbia nuk do të pengojë perspektivën evropiane të askujt, duke mos e përmendur fare nëse fjalën e ka për Kosovën apo cilin vend tjetër.
Sipas të përditshmes “Zëri”, që ka siguruar këtë dokument, tri nga katër pikat e propozuara nga Tadici kanë ngjashmëri të madhe me ato që ofrohen për serbët në Pakon e Ahtisaarit. Sidoqoftë, pika e tretë flet për veriun e Kosovës përmes të cilës kërkohet krijimi i entiteteve të veçanta për komunat e veriut, e të cilat së bashku do të quheshin edhe zyrtarisht “North of Kosovo”, apo “Veriu i Kosovës”. Një diplomat perëndimor, duke folur në kushte anonimiteti, e pranon interpretimin e “Zërit” si një nga pikat e dokumentit “që krijon përshtypjen e dëshirës për një Republikë Srpska në veri”.
Plani katër pikësh i presidentit të Serbis, Boris Tadiq, kërkon zgjidhje që u konvenojnë vetëm serbëve, ndërsa nuk ofron asgjë për koncesionet që duhet të bëjnë shqiptarët. E vetmja gjë që tingëllon si ofertë e udhëheqësit serb është që në këmbim të këtyre pikave, Serbia nuk do të pengojë perspektivën evropiane të askujt, duke mos e përmendur fare nëse fjalën e ka për Kosovën apo cilin vend tjetër. Sipas të përditshmes “Zëri”, që ka siguruar këtë dokument, tri nga katër pikat e propozuara nga Tadici kanë ngjashmëri të madhe me ato që ofrohen për serbët në Pakon e Ahtisaarit. Sidoqoftë, pika e tretë flet për veriun e Kosovës përmes të cilës kërkohet krijimi i entiteteve të veçanta për komunat e veriut, e të cilat së bashku do të quheshin edhe zyrtarisht “North of Kosovo”, apo “Veriu i Kosovës”. Një diplomat perëndimor, duke folur në kushte anonimiteti, e pranon interpretimin e “Zërit” si një nga pikat e dokumentit “që krijon përshtypjen e dëshirës për një Republikë Srpska në veri”.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 04/02/2012 14:23 - USSH kërkon kushte më të mira për studentët
- 04/02/2012 14:20 - Pjesë nga ditari i dëshmitarit X vazhdojnë të poblikohen
- 04/02/2012 14:17 - Filluan hetimet për akuzat e Dick Martyt
- 04/02/2012 14:14 - Premtohen njohje të reja të Kosovës
- 04/02/2012 14:12 - Presidentja e Kosovës vizitoi stundentën në një Univeristitet të Mynhenit
Të vjetra:
- 04/02/2012 14:02 - Stabilizohet furnizimi me engergji elektrike
- 03/02/2012 22:08 - Kuci ndryshon Kodin e Procedurës Penale në të mirë të gazetarëve
- 03/02/2012 21:54 - Fundi i rrogave të larta në PTK
- 03/02/2012 21:47 - Kosova u vlerësua mirë eknomikisht
- 03/02/2012 20:58 - Do të testohen kandidatët potencial për diplomaci

