( 0 Votes )
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në një takim përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës në përbërje të të cilit ishin, Riza Halimi, deputet në parlamentin e Serbisë; Galip Beqiri, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit.
Tahiri duke shprehur shqetësimin për gjendjen jo të mirë të shqiptarëve në Luginë, premtoi angazhimin maksimal të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbështetje të drejtave etnike të shqiptarëve, si dhe për ruajtjen e identitetit etnik dhe kulturor në trojet e tyre etnike.
Duke folur për procesin e dialogut teknik në Bruksel, Tahiri tha se dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë, dhe marrëveshjet e arritura deri tash janë me efekte pozitive edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse sipas saj sigurojnë lëvizjen reciproke të njerëzve dhe mallrave.
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në një takim përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës në përbërje të të cilit ishin, Riza Halimi, deputet në parlamentin e Serbisë; Galip Beqiri, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit. Tahiri duke shprehur shqetësimin për gjendjen jo të mirë të shqiptarëve në Luginë, premtoi angazhimin maksimal të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbështetje të drejtave etnike të shqiptarëve, si dhe për ruajtjen e identitetit etnik dhe kulturor në trojet e tyre etnike.
Duke folur për procesin e dialogut teknik në Bruksel, Tahiri tha se dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë, dhe marrëveshjet e arritura deri tash janë me efekte pozitive edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse sipas saj sigurojnë lëvizjen reciproke të njerëzve dhe mallrave.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/02/2012 22:08 - Kuci ndryshon Kodin e Procedurës Penale në të mirë të gazetarëve
- 03/02/2012 21:54 - Fundi i rrogave të larta në PTK
- 03/02/2012 21:47 - Kosova u vlerësua mirë eknomikisht
- 03/02/2012 20:58 - Do të testohen kandidatët potencial për diplomaci
- 03/02/2012 20:56 - AAK kërkon zgjedhje në Veri të Kosovës
Të vjetra:
- 03/02/2012 20:46 - Tërnava u uron ditëlindjen e profetit Muhamed të gjithë myslimanëve
- 03/02/2012 19:12 - Hidhërohen në SBASHK
- 03/02/2012 19:06 - Presidentja Atifete Jahjaga takoi Stefan Fule
- 03/02/2012 19:02 - Komuna e Pejës ka shpall gjendje te jashtëzakonshme
- 03/02/2012 18:59 - Dialogu,shans historik

