|
( 1 Vote )
Pak ore nga aksidenti tragjik që i mori jetën 13 personave dhe la të plagosur 20 të tjerë, nisen edhe hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit. Ekspertët janë fokusuar në dy drejtime për të hedhur dritë mbi shkakun e aksidentit fatal. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkaku më i mundshëm i ngjarjes së rëndë automobilistike është një defekt teknik i mjetit, në sistemin e drejtimit apo atë të frenimit, çka pritet të konfirmohet nga raporti i kontrollit auto-teknik. Nuk përjashtohet edhe mundësia e një gjendje infarkti që mund të ketë drejtuesi i autobusit, Pëllumb Çela, i cili humbi jetën.Sot në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre. Ministria e Brendshme ngarkohet të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave. |
|
|
More Articles...
- Bëje atë që se kanë bërë të tjerët
- Vollebek pyet për pakicat
- Kush është më i pasuri !?
- Ju vodh revolja!
- Prezantohen emrat e kandidatëve për kryetar të Kacanikut
- A është Seremb Gjergji veteran i UÇK-së?
- Bajram Rexhepi prezanton progresin e institucioneve të Kosovës
- Raundi i dytë i zjgedhjeve serbe në Kosovë
- Ndarja e FRLDK-së në dyshë
- Ligji ,përmban shumë mangësi në vete
- "Pulat ka gjasë të ngordhin "
- 100 euro për një dysh
- Daçiq në Dobrosin
- Luginasit, paguajnë 20 euro në javë
- Kthehen rriqrrat në Malishevë

Pak ore nga aksidenti tragjik që i mori jetën 13 personave dhe la të plagosur 20 të tjerë, nisen edhe hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit. Ekspertët janë fokusuar në dy drejtime për të hedhur dritë mbi shkakun e aksidentit fatal. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkaku më i mundshëm i ngjarjes së rëndë automobilistike është një defekt teknik i mjetit, në sistemin e drejtimit apo atë të frenimit, çka pritet të konfirmohet nga raporti i kontrollit auto-teknik. Nuk përjashtohet edhe mundësia e një gjendje infarkti që mund të ketë drejtuesi i autobusit, Pëllumb Çela, i cili humbi jetën.Sot në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre. Ministria e Brendshme ngarkohet të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.
Është përkujtuar masakra në Burgun e Dubravës, ku u vranë dhjetëra shqiptarë, që ishin të burgosur aty. Në prani të shumë qytetarëve, nga vise të ndryshme të Kosovës, përfshirë këtu edhe shumë ish të burgosur, të mbijetuar nga kjo masakër dhe familjarë të të masakruarve, kanë marrë pjesë në përkujtimin e saj 13 vjet pas.Me këtë rast, Nait Hasani, deputet në Parlamentin e Kosovës, dhe ish i burgosur ka thënë se kjo masakër ishte e tmerrshme dhe se vrasësit e të burgosurve shqiptarë, ende janë të lirë. Ndërkohë që edhe të burgosurit tjerë kanë evokuar ditën e krimit të rëndë të forcave kriminale serbe. Ata kanë thënë se janë tepër të pakënaqur me atë që institucionet e vendit kanë bërë për zbardhjen e masakrës së 22 Majit të vitit 1999.
U hap ekspozita me fotografi të romëve, ashkalive dhe egjiptasëve në pallatin e rinisë. Në ditën e dytë të festivalit për këto tri komunitete, autori kosovar Jetmir Idrizi dhe ai anglez Andrew Testa, I ekspozuan fotografitë që I kanë bërë ndër vite, për jetën e njerëzve pakicë në Kosovë. Duke mos i harruar edhe kushtet e rënda në të cilat jetojnë si komunitete, ekspozita ka për qëllim të trajtojë anët pozitive të tyre. Kjo pasi shumë foto paraqesin personazhe gjatë kryerjes së punëve të tyre. Por këtu po pasqyrohet edhe kultura e Romëve, ashkalive egjiptasëve. Ekspozita pritet të jetë e hapur për një javë.
Sindikata e Pavarur Energjetike e Kosovës (SPEK) ka bërë apel tek të gjithë punëtorët e KEK-ut që nesër duke filluar nga ora 12.00 të protestojnë para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, me ç’rast do të kërkojnë siguri për vendet e tyre të punës, me rastin e privatizimit të sektorëve të kësaj ndërmarrjeje. Krerët e sindikatës shprehen se qëllimi i protestës është sensibilizimi i menaxhmentit të KEK-ut dhe i institucioneve të vendit për një trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Përfaqësues të sindikatës, në një konferencë për media, pohuan se shumë projekte në KEK po bëhen pa dijen e tyre, duke theksuar se forma e deritanishme e projekteve mbetet e papranueshme për ta. Sipas tyre, menaxhmenti dhe institucionet e vendit nuk munden që në mënyrë të njëanshme të vendosin për shitje të aseteve të këtij shteti dhe as për fatin e punëtorëve, pa diskutuar me ta pa dhe pa iu garantuar një ardhmëri të sigurte, pasi që për këtë i obligon edhe ligji .
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë qafës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me 33 studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", dega Letërsi, që dyshohet se ishin të gjitha vajza, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentë po udhëtonte nga Elbasani drejt Sarandës. Mësohet se autobusi ishte me targa të Elbasanit (El 2274 B) dhe drejtohej nga shoferi 55-vjecar, Pëllumb Çela. Në vendngjarje u mobilizuan autoambulanca, zjarrfikës dhe forca të shumta të policisë e forcat RENEA, disa minuta pas aksidentit. 8 helikopterë, 2 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 6 të Ministrisë së Brendshme transportuan nga Himara drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, të plagosurit më rëndë.Ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshira në aksident.