Morratti falenderon Juventus-in.I falenderoj Juventusit për angazhimin në ndeshjen me Milanon. Juventus na zgjati dorën, na ndihmoi dhe tani jemi shumë më të relaksuar. Këto ishin fjalët e presidentit të Interit, Massimo Morrattit.
Iniesta do të paraqitet në finale të Ligës së Kampionëve
Barcelona mund të jetë më e qetë pas rezultateve të ekipit mjekësor. Andres Iniesta i lënduar mbrëmë kundër Villarealit do të riaftësohet me kohë për ndeshjem finale të Ligës së Kmapionëve të cilën gjiganti katalunas do ta zhvillojë më 27 maj në Romë kundër kampionit aktual të Evropës,, Manchester United.
Porto mbron titullin
Porto mbrojti titullin e kampionit të Portugalisë. Skuadra e Hesualdo Ferreiras mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën Nacional, rezultat I mjaftueshëm për të festuar. Skuadra tjetër e njohur Sportingu nga Lisbona me tri pikët e fituara përballë Vitoria Setubal siguroi plasmanin në Ligën e Kampionëve. Benfika nga e cila ishte pritur shumë më tepër dështoi dhe mbetet jashtë garës më prestigjioze të futbollit evropian.
Wenger kërkon zëvendësim për Adebayori-n
Menaxheri I Arsenalit, francezi Arsen Venger tanimë ka filluar të mendoj për zëvendësimin e sulmuesit togolez Emanuel Adebayor. Nëse Ade kalon në Milano, në Emirates mund të transferohet peruani Roque Santa Cruz ose sulmuesi rus dhe anëtari I Zenitit të Shën Petersburgut, Pavel Pogrebnjak.
Werder pa Diego-n në finale të Kupës së Gjermanisë
Verder Bremen merr lajme të këqija. Lojtari kryesor Diego është lënduar dhe sipas të gjitha gjasave do të mungojë në ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusenit.
Uli Hoeness: Hleb dëshiron Bayern-in
Drejtori i Bayernit, Uli henes ka deklaruar që mesfushori ofensiv i Barcelonës, Aleksandar Hleb dëshiron të kalojë në radhët e bavarezëve. Ish anëtari i Shtutgartit pati paraqitje të limituar në Camp Nou dhe jashtë tij në stinroin e parë pas transferimit nga Arsenal.
Normal 0 MicrosoftInternetExplorer4 /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman";}
Mourinho kërkon zëvendësim për Vieira-n
Kampioni dhe lideri në Serie A, Inter është shumë afër transferimit të mesfushorit të Chelsea-t, John Obi Mikel. Nëse Obi Mikel do të merrej vesh, atëherë për mesfushorin francez Patrick Vieira aventura me nerroazzurrët do të marrë fund.
Antonio Conte: jam i gatshëm për Juventus
Jam plotësisht i gatshëm të drejtoj Juventusin. Kështu ka deklaruar ish anëtari i Juventusit Antonio Conte.
Aktualisht Conte kryen punën e trajnerit të Barit që kryeson renditjen në Serie B.
Shevchenko: Dua të përfundoj karrierën në Milano
Sulmuesi i Chelseat i huazuar në Milano, ukrainasi Andrey Shevchenko ka deklaruar edhe një herë publikisht që dëshira e tij është të përfundojë karrierën në Milano.
Florentino Perez: kam plane krejt ndryshe
Kandidati kryesor për të fituar zgjedhjet presidenciale të klubit mbretëror spanjoll i ka befsauar gazetarët.
Ai ka theksuar se të gjithë po flasin për transferimin e treshes Christiano Ronaldo, Kaka dhe Ribery, por planet që ai ka para sysh janë tërësisht të kundërta.
Perez ka theksuar që synimi i tij ëhstë të investojë në mbulimin e stadiumit dhe hapjen e një parkingu nëntokësor në Santiago Bernabeu. Raportohet që vetëm kulmi do ti kushtojë madrilenëve 30 milionë euro.
Morratti: Ibra mbetet në Inter
Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka deklaruar që tentativat e Real Madridit për të transferuaR Ibrahimovicn janë të kotë.
Ibra qëndron në Meazza, i tha Morratti gazetës La Republika.
Giraudo rrezikon me 6-të vjet burg
Ish drejtori i Juventusit, Antonio Giraudo mund të dënohet me 6 vjet burg. Ai konsiderohet si një ndër njerëzit kryesor të përfshirë në skandalin Calciopoli.
Kaka rrespekton kontratën, por kurrë nuk i dihet
Lleite Kaka edhe një herë ka bërë të ditur që dëshira e tij është që të mbetet në Milano. Por deklarata e tij është mjaft diplomatike:
“Kam kontratë deri më 2013 dhe mendoj të shkoj deri në fund me të. Por vetëm nëse Milano është i gatshëm dhe nëse nuk merr ndonjë vendim tjetër. Nëse ka diçka konkrete dhe serioze do ta shqyrtoj.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 18/05/2009 18:53 - Shkarkohet Ranieri, Ferrara në vend të tij
- 18/05/2009 13:17 - Roger Federer, më në fund, e ndal Nadalin
- 16/05/2009 13:32 - Presidenti i Atletikës Lamin Diack vizitoi Londrën
- 16/05/2009 13:28 - Nadal e Federer në gjysmëfinale
- 12/05/2009 14:20 - Edhe Kaka në Tiranë
- 11/05/2009 16:55 - Inter relaksohet pas barazimit të Milano-s
- 11/05/2009 16:50 - Ende nuk dihet asgjë në Bundesligë
- 11/05/2009 16:44 - Barcelona tani mendon për finalen e Copa Del Rey
- 11/05/2009 16:40 - Fitorja e katërt e Jenson Buton
- 09/05/2009 20:50 - Prishtina ka barazuar me Ulpianën

