Inter duhet të pret edhe pak për titull pas barazimit në Bentegodi me Chievon. Mourinho shpresoi në një festë më të hershme duke menduar në fitoren kundër Chievos dhe në disfatën e Milanos nga Juventus. Por as derbi i javës së 35-të nuk zbuloi fitues kështu që gjërat nuk lëvizën nga vendi në dallim me një javë më parë.
Inter do të triumfonte për herë të 17-të në histori të klubit nëse e mposht Sienën javën e ardhshme në Giuzzepe Meazza.
Fiorentina mund të përsërit suksesin e vitit të kaluar. Pas fitores në Catania Violla është afër objektivit të përcaktuar në fillim të këtij edicioni, madje edhe të tejkalojë objektivët pasi që shumë kush ka pritur që Roma të zë vendin e katërt. Fiorentina rrezikon Juventusin për vendin e tretë që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve. Gjallorosët barazuan në Sant Elia me Cagliarin dhe definitivisht mbeten jashtë elitës së futbollit evropian për edicionin e ardhshëm.
Torino dhe Bologna barazuan në duelin direkt për mbijetesë. Torino ishte shumë afër fitores , por Di Vaio i siguroi bolonezëve një pikë e cila mund të thotë shumë në tri javët e fundit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 18/05/2009 13:17 - Roger Federer, më në fund, e ndal Nadalin
- 16/05/2009 13:32 - Presidenti i Atletikës Lamin Diack vizitoi Londrën
- 16/05/2009 13:28 - Nadal e Federer në gjysmëfinale
- 12/05/2009 14:20 - Edhe Kaka në Tiranë
- 11/05/2009 17:49 - FLASH lajme nga sporti
- 11/05/2009 16:50 - Ende nuk dihet asgjë në Bundesligë
- 11/05/2009 16:44 - Barcelona tani mendon për finalen e Copa Del Rey
- 11/05/2009 16:40 - Fitorja e katërt e Jenson Buton
- 09/05/2009 20:50 - Prishtina ka barazuar me Ulpianën
- 09/05/2009 20:45 - Trepça, tri pikë të arta në sekondat e fundit

