Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Ferizajt në javën e 23-të ta raiffeisen superligës së Kosovës në futboll.
Në pjesën e parë në epërsi kaluan mysafirët me anë të Agron Istrefit, mirëpo gëzimi i ferizajasve zgjati vetëm 2 minuta. Ishte Elvis Osmani ai që e barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë minatorët dominuan tërësisht.
Ishte fillimi i pjesës së dytë kur realizuesi i golit të vetëm për ferizajasin Agron Istrefi për pak sa nuk qëllon portën e vet.
Dhe kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë atëherë shfaqet Emin Baliqi i cili në sekondat e fundit realizon gol dhe i siguron tri pikë të artë Trepçës e cila pas kësaj fitoreje mund të jetë shumë më e qetë. Ferizaj ka rrezikuar edhe më shumë me këtë disfatë.
Trepça – Ferizaj 2:1 rezultati përfundimtar.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 11/05/2009 16:55 - Inter relaksohet pas barazimit të Milano-s
- 11/05/2009 16:50 - Ende nuk dihet asgjë në Bundesligë
- 11/05/2009 16:44 - Barcelona tani mendon për finalen e Copa Del Rey
- 11/05/2009 16:40 - Fitorja e katërt e Jenson Buton
- 09/05/2009 20:50 - Prishtina ka barazuar me Ulpianën
- 08/05/2009 12:05 - WERDER DHE SHAHTAR NË FINALE TË KUPËS UEFA
- 08/05/2009 11:49 - Sulmuesi ADRIANO RIKTHEHET TE FLAMENGO
- 07/05/2009 18:39 - RIBERY FAVORIZON REAL-IN
- 07/05/2009 18:34 - Amauri: Në Milano vlen vetëm fitorja
- 07/05/2009 18:26 - DIEGO TE JUVENTUS

