Mesfushori brazilian Diego ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Juventusin. Këtë e ka bërë të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA. Juventus do ti paguajë Verder Bremenit 25 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa ish anëtari I Portos do të përfitojë 3, 5 milionë euro për një stinor.
Drejtori I Verderit Manfred Muller ka theksuar sot që negociatat janë në përfundim e sipër dhe se vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur për tu analizuar. Ditë më parë Verder I kishte tërhequr vërejtjen Juventusit që transferimi I Diegos nuk do të jetë aspak i lehtë pasi që në lojë ishte future seriozisht edhe gjiganti bavarez Bayern.
Diego I cili njihet si specialist I goditjeve të lira ka realizuar 11 gola këtë stinor në Bundesligë.
Juve qëndron në vendin e tretë në Serie A dhe nuk ka shënaur fitore në pesë ndeshjet e fundit. Të dielën Zonja e vjetër do të jetë mysafire e Milanos në San Siro.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 09/05/2009 20:45 - Trepça, tri pikë të arta në sekondat e fundit
- 08/05/2009 12:05 - WERDER DHE SHAHTAR NË FINALE TË KUPËS UEFA
- 08/05/2009 11:49 - Sulmuesi ADRIANO RIKTHEHET TE FLAMENGO
- 07/05/2009 18:39 - RIBERY FAVORIZON REAL-IN
- 07/05/2009 18:34 - Amauri: Në Milano vlen vetëm fitorja
- 07/05/2009 12:30 - Fiton futbolli në Stamford Bridge
- 05/05/2009 20:13 - VAN BASTEN: Largohem shkaku i rezultateve të dobëta
- 01/05/2009 17:46 - Rafa Benitez e kërkon Canën në Liverpool
- 28/04/2009 21:49 - U shuhen shpresat
- 28/04/2009 21:45 - Milan përsëri në Tiranë

