( 1 Vote )
Barcelona është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve.
Barcelona është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve. Blaugranët kanë barazuar 1:1 me Chelsean, rezultat i mjaftueshëm për Barcelonën pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë.
Menaxheri i Chelsea-t Gus Hiddink nuk ishte fare i kënaqur me rezultatin e sidomos me referimin.
“Jemi dëmtuar në tri ose katër raste, dhe më duhet të mendohem nëse kam parë referim më të dobët ndonjëherë” tha holandezi.
Në anën tjetër trajneri i Barcelonës Guardiola ishte shumë i kënaqur.
“Nuk kam pritur rezultate kaq të mira brenda një stinori. Tani duhet ti kthehemi kampionatit. Sa i përket Iniestës, ai ka shënuar golin më të rëndësishëm në karrierën e tij”.
Finalja e madhe e garës më prestigjioze të futbollit evropian ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United-it do të zhvillohet më 27 maj në Romë.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 08/05/2009 12:05 - WERDER DHE SHAHTAR NË FINALE TË KUPËS UEFA
- 08/05/2009 11:49 - Sulmuesi ADRIANO RIKTHEHET TE FLAMENGO
- 07/05/2009 18:39 - RIBERY FAVORIZON REAL-IN
- 07/05/2009 18:34 - Amauri: Në Milano vlen vetëm fitorja
- 07/05/2009 18:26 - DIEGO TE JUVENTUS
Të vjetra:
- 05/05/2009 20:13 - VAN BASTEN: Largohem shkaku i rezultateve të dobëta
- 01/05/2009 17:46 - Rafa Benitez e kërkon Canën në Liverpool
- 28/04/2009 21:49 - U shuhen shpresat
- 28/04/2009 21:45 - Milan përsëri në Tiranë
- 23/04/2009 15:07 - Gjithçka vendoset në Pejë

