Lady Gaga mbretëresha e MTV-së
( 0 Votes )
Lady Gaga u kurorëzua mbretëreshë e ceremonisë së ndarjeve të shpërblimeve për video në MTV.
Të dielën në mbrëmje, ajo fitoi tetë shpërblime, përfshirë këtu edhe atë për videon më të mirë të vitit, që iu nda nga vetë legjenda Cher.
Shumica e nderimeve asaj ju dhanë për videon "Bad Romance,". Gaga ishte edhe më e nominuara, në gjithsejt 13 kategori.
Fitues i shumëfishtë i mbrëmjes ishte edhe Eminem, me videon "Not Afraid." Ai poashtu pati nderin që të filloj ceremoninë, me duetin e tij me Rihannan.
Taylor Sëift nuk fitoi asgjë, por ishte në qendër të vëmendjes për këngën që ia kushtoi reperit Kanye West, i cili vitin e kaluar e turpëroi në skenë, duke i thënë se çmimin e saj e meritonte Beyoncee.
Justin Bieber u zgjodh artisti më i mirë i ri, ndërsa rokerët “30 Seconds to Mars” u shpërblyen për albumin më të mirë rok.
Në ceremoninë MTV Video Music Aëards, që u mbajt në teatrin Nokia në Los Angeles, performuan edhe Drake, Usher dhe Linkin Park. E poashtu, për herë të parë pas burgut, u paraqit edhe aktorja Lindsay Lohan.
Lady Gaga u kurorëzua mbretëreshë e ceremonisë së ndarjeve të shpërblimeve për video në MTV. Të dielën në mbrëmje, ajo fitoi tetë shpërblime, përfshirë këtu edhe atë për videon më të mirë të vitit, që iu nda nga vetë legjenda Cher.
Shumica e nderimeve asaj ju dhanë për videon "Bad Romance,". Gaga ishte edhe më e nominuara, në gjithsejt 13 kategori.
Fitues i shumëfishtë i mbrëmjes ishte edhe Eminem, me videon "Not Afraid." Ai poashtu pati nderin që të filloj ceremoninë, me duetin e tij me Rihannan.
Taylor Sëift nuk fitoi asgjë, por ishte në qendër të vëmendjes për këngën që ia kushtoi reperit Kanye West, i cili vitin e kaluar e turpëroi në skenë, duke i thënë se çmimin e saj e meritonte Beyoncee.
Justin Bieber u zgjodh artisti më i mirë i ri, ndërsa rokerët “30 Seconds to Mars” u shpërblyen për albumin më të mirë rok.
Në ceremoninë MTV Video Music Aëards, që u mbajt në teatrin Nokia në Los Angeles, performuan edhe Drake, Usher dhe Linkin Park. E poashtu, për herë të parë pas burgut, u paraqit edhe aktorja Lindsay Lohan.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 18/09/2010 21:11 - Rihapet Galeria "Traffic"
- 18/09/2010 16:24 - Lady Gaga: Homoseksualët të jenë pjesë e policisë
- 17/09/2010 11:20 - Shfaqet edicioni i dytë "Eastbound and Down"
- 17/09/2010 11:03 - Rockerja - stiliste Gwen Stefani paraqitet në New York Fashion Week
- 17/09/2010 07:14 - Mynihu përgatitet për festën e birrës
Të vjetra:
- 08/09/2010 18:37 - Jolie, e prekur nga jeta e fëmijëve në Pakistan
- 07/09/2010 11:28 - U2 performon në Stamboll
- 06/09/2010 11:28 - Filmi "Post Mortem" shfaqet në Venecia
- 03/09/2010 08:47 - Kinë, Princesha Diana reklamë e të brendshmeve
- 30/08/2010 13:01 - Arrestohet "spiderman-i" francez
Sonte në KlanKosova
- Film
-
Ndërsa ne orën 23:10 ndicni pjesën e dytë të filmit: Atila The Hune .
Një histori romanca e Attila te Hun, që nga fëmijëria e tij, kur ai humbi prindërit e tij e deri në vdekjen e tij.

