Seldi pranon ndarjen me Domeniken
( 4 Votes )
Një nga çiftet më të përfolura të “Big Brother Albania 3”, Seldi dhe Domenika, kanë ndarë rrugët e tyre dhe kanë lënë njëri-tjetrin. Shkak për këtë thuhet të jetë homoseksualiteti i Seldit, gjë të cilën Domenika nuk e duroi më.
Ndarjen, përveç, Domenikës e konfirmoi edhe Seldi megjithatë ai nuk ka dashur të komentojë.
“Nuk dua të flas më për të”, ka thënë Seldi dhe kjo do të thotë se mes tyre tashmë nuk ka asgjë.
Ndarja e tyre nuk është një ndarje e zakonshme që mund të vijë si pasojë e mospërshtatjes së karaktereve, xhelozisë së tepërt etj., porse sipas Domenikës, dyshimi i saj ishte vërtetuar se “djali që dashuronte ishte homoseksual”.
Domenika ka shkuar edhe më larg. Ajo ditë më parë ka pohuar se Seldi është në lidhje dashurie me këngëtarin Sinan Hoxha.
“Dyshimet e para i pata pas prononcimit të një ish-miku të tij O. G për media pak javë më parë, ku ai rrëfente për homoseksualitetin e Seldit. Pas kësaj, unë vendosa t’i kërkoja shpjegime Seldit, por ai i përgënjeshtroi ato publikisht në shtyp, dhe unë u qetësova për një farë kohe. Por sjellja e Seldit vazhdonte të ishte shumë dyshuese. Në fillim mendova se mos në jetën e tij ishte një femër tjetër, por jo, fatkeqësisht ishte një mashkull dhe pikërisht këngëtari Sinan Hoxha”, ka thënë Domenika për “Panorama plus”.
Sipas Domenikës, Seldi në fillim i kishte thënë se Sinanin e kishte kushëri dhe shok të ngushtë, porse ajo kishte filluar të dyshonte pasi sa herë që Seldi kishte folur me këngëtarin në telefon “dilte në ballkon dhe s’kishte dëshire ta dëgjonte njeri kur fliste me të”.
“Insistimi im për marrëdhënien mes tyre ishte aq i madh sa e detyroi Seldin që të më rrëfente gjithçka: Se ai me Sinan Hoxhën ishin më shumë se miq, ishin të dashur”, shton ajo.
Domenika tregon më tej se kishte qenë pikërisht këngëtari Sinan Hoxha ai që e kishte shtyrë Seldin të futej në “Big Brother” dhe të lidhej me një femër, në mënyrë që të shuheshin thashethemet për homoseksualitetin e tyre.
Një nga çiftet më të përfolura të “Big Brother Albania 3”, Seldi dhe Domenika, kanë ndarë rrugët e tyre dhe kanë lënë njëri-tjetrin. Shkak për këtë thuhet të jetë homoseksualiteti i Seldit, gjë të cilën Domenika nuk e duroi më. Ndarjen, përveç, Domenikës e konfirmoi edhe Seldi megjithatë ai nuk ka dashur të komentojë.
“Nuk dua të flas më për të”, ka thënë Seldi dhe kjo do të thotë se mes tyre tashmë nuk ka asgjë.
Ndarja e tyre nuk është një ndarje e zakonshme që mund të vijë si pasojë e mospërshtatjes së karaktereve, xhelozisë së tepërt etj., porse sipas Domenikës, dyshimi i saj ishte vërtetuar se “djali që dashuronte ishte homoseksual”.
Domenika ka shkuar edhe më larg. Ajo ditë më parë ka pohuar se Seldi është në lidhje dashurie me këngëtarin Sinan Hoxha.
“Dyshimet e para i pata pas prononcimit të një ish-miku të tij O. G për media pak javë më parë, ku ai rrëfente për homoseksualitetin e Seldit. Pas kësaj, unë vendosa t’i kërkoja shpjegime Seldit, por ai i përgënjeshtroi ato publikisht në shtyp, dhe unë u qetësova për një farë kohe. Por sjellja e Seldit vazhdonte të ishte shumë dyshuese. Në fillim mendova se mos në jetën e tij ishte një femër tjetër, por jo, fatkeqësisht ishte një mashkull dhe pikërisht këngëtari Sinan Hoxha”, ka thënë Domenika për “Panorama plus”.
Sipas Domenikës, Seldi në fillim i kishte thënë se Sinanin e kishte kushëri dhe shok të ngushtë, porse ajo kishte filluar të dyshonte pasi sa herë që Seldi kishte folur me këngëtarin në telefon “dilte në ballkon dhe s’kishte dëshire ta dëgjonte njeri kur fliste me të”.
“Insistimi im për marrëdhënien mes tyre ishte aq i madh sa e detyroi Seldin që të më rrëfente gjithçka: Se ai me Sinan Hoxhën ishin më shumë se miq, ishin të dashur”, shton ajo.
Domenika tregon më tej se kishte qenë pikërisht këngëtari Sinan Hoxha ai që e kishte shtyrë Seldin të futej në “Big Brother” dhe të lidhej me një femër, në mënyrë që të shuheshin thashethemet për homoseksualitetin e tyre.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 06/08/2010 18:57 - Aparati i pijeve që njeh moshën
- 06/08/2010 10:56 - Sylvester Stallone edhe regjisor
- 05/08/2010 11:34 - Naomi Campbell në gjykatë të Hagës
- 03/08/2010 16:33 - Seria përfundon, Ramazzotti nuk vjen në Prishtinë
- 03/08/2010 13:04 - Gjykata dënon Charlie Sheen
Të vjetra:
- 02/08/2010 16:49 - Martohet Alicia Keys
- 02/08/2010 10:31 - Eros Ramazzotti më 9 gusht në Prishtinë
- 31/07/2010 12:36 - Fillon "Dokufest"
- 31/07/2010 12:26 - Meksikë, prodhohet sandwich-i më i madh
- 30/07/2010 11:27 - Chelsea Clinton drejt altarit
Sonte në KlanKosova
- Film
-
Ndërsa ne orën 23:10 ndicni pjesën e dytë të filmit: Atila The Hune .
Një histori romanca e Attila te Hun, që nga fëmijëria e tij, kur ai humbi prindërit e tij e deri në vdekjen e tij.

