Eros Ramazzotti më 9 gusht në Prishtinë
( 0 Votes )
Kompania që ka marrë përsipër organizimin e koncertit të këngëtarit italian, Eros Ramazzoti në Prishtinë, ka deklaruar se koncerti do të mbahet më 9 gusht në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës.
Zyrtarë të kompanisë “UBBOSS”, kanë njoftuar këtë lajm përmes një komunikate, ndërkohë që ende nuk është bërë zyrtarizimi nga vet këngëtari.
Menaxherja e kompanisë “UBBOSS”, Armelda Filipaj ka thënë se gjithçka është rregulluar dhe është rënë dakord për datën e re.
Sipas saj, ministri Lutfi Haziri i ka dhënë garanci se do ta mbështesë këtë koncert, duke dhënë pagesën prej 15 mijë eurosh për qiranë e stadiumit të Prishtinës.
"Ministri na ka dhënë garanci dhe ne të hënën do të shkojmë në stadiumin e Prishtinës, që me menaxherin të nënshkruajmë një kontratë, ku do t'i marrim përsipër të gjitha dëmet që do të bëhen gjatë mbajtjes së koncertit", ka thënë Filipaj.
Shtyrja e koncertit, që do të duhej të mbahej më 30 korrik, u bë pas kërkesave të drejtuesve të stadiumit për garanci pasurore për dëmet që mund të shkaktoheshin, të cilën kontratë nuk e kishte nënshkruar kompania që do ta sjellë Ramazzotin në Prishtinë.
Kompania që ka marrë përsipër organizimin e koncertit të këngëtarit italian, Eros Ramazzoti në Prishtinë, ka deklaruar se koncerti do të mbahet më 9 gusht në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës. Zyrtarë të kompanisë “UBBOSS”, kanë njoftuar këtë lajm përmes një komunikate, ndërkohë që ende nuk është bërë zyrtarizimi nga vet këngëtari.
Menaxherja e kompanisë “UBBOSS”, Armelda Filipaj ka thënë se gjithçka është rregulluar dhe është rënë dakord për datën e re.
Sipas saj, ministri Lutfi Haziri i ka dhënë garanci se do ta mbështesë këtë koncert, duke dhënë pagesën prej 15 mijë eurosh për qiranë e stadiumit të Prishtinës.
"Ministri na ka dhënë garanci dhe ne të hënën do të shkojmë në stadiumin e Prishtinës, që me menaxherin të nënshkruajmë një kontratë, ku do t'i marrim përsipër të gjitha dëmet që do të bëhen gjatë mbajtjes së koncertit", ka thënë Filipaj.
Shtyrja e koncertit, që do të duhej të mbahej më 30 korrik, u bë pas kërkesave të drejtuesve të stadiumit për garanci pasurore për dëmet që mund të shkaktoheshin, të cilën kontratë nuk e kishte nënshkruar kompania që do ta sjellë Ramazzotin në Prishtinë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/08/2010 11:34 - Naomi Campbell në gjykatë të Hagës
- 03/08/2010 16:33 - Seria përfundon, Ramazzotti nuk vjen në Prishtinë
- 03/08/2010 13:04 - Gjykata dënon Charlie Sheen
- 03/08/2010 10:07 - Seldi pranon ndarjen me Domeniken
- 02/08/2010 16:49 - Martohet Alicia Keys
Të vjetra:
- 31/07/2010 12:36 - Fillon "Dokufest"
- 31/07/2010 12:26 - Meksikë, prodhohet sandwich-i më i madh
- 30/07/2010 11:27 - Chelsea Clinton drejt altarit
- 30/07/2010 10:33 - Mark Wallberg bëhet me yll Hollywood-i
- 30/07/2010 10:20 - Carla Bruni aktron në filmin e Woody Allen
Sonte në KlanKosova
- Film
-
Ndërsa ne orën 23:10 ndicni pjesën e dytë të filmit: Atila The Hune .
Një histori romanca e Attila te Hun, që nga fëmijëria e tij, kur ai humbi prindërit e tij e deri në vdekjen e tij.

