Chelsea Clinton drejt altarit
( 1 Vote )
Bill e Hillary Clinton do të lënë anash për disa ditë politikën, për t’i kushtuar vëmendje familjes.
Kjo pasi e bija e tyre, Chelsea do të martohet të shtunën me Marc Mezvinskyn, në fshatin piktoresk të Rhinebeckut afër Neë York-ut.
Në dasmën spektakolare pritet të marrin pjesë 400 personalitete të njohura, politikanë, biznesmenë, yje të filmit e muzikës.
Por jo edhe Presidenti Barack Obama, i cili nuk është ftuar për të marrë pjesë në ceremoni.
Arsyen e kësaj e ka shpjeguar Obama gjatë një interviste, duke thënë se mjafton një president në ceremoni. Ai deklaroi se nuk ka dashur të prishë dasmën, me nivelin e lartë të sigurisë, që është një domosdoshmëri për praninë e një kryetari amerikan.
Një gazetare e New Yorkut raportoi se Chelsea do të veshë një fustan nusërie të dizajnuar nga kreatori Oscar de la Renta. Të tjerë kanë thënë se ajo do të veshë një kreacion nga Vera Yang. Chelsea dhe Marc raportohen të kenë qenë miq edhe në moshën e adoleshencës. Martesa e tyre ka edhe njëfarë lidhje politike. Pos nuses, edhe dhëndrri ka prindër politikanë. Margolies-Mezvinsky dhe Eduard Mezvinsky ishin anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve.
Bill e Hillary Clinton do të lënë anash për disa ditë politikën, për t’i kushtuar vëmendje familjes.Kjo pasi e bija e tyre, Chelsea do të martohet të shtunën me Marc Mezvinskyn, në fshatin piktoresk të Rhinebeckut afër Neë York-ut.
Në dasmën spektakolare pritet të marrin pjesë 400 personalitete të njohura, politikanë, biznesmenë, yje të filmit e muzikës.
Por jo edhe Presidenti Barack Obama, i cili nuk është ftuar për të marrë pjesë në ceremoni.
Arsyen e kësaj e ka shpjeguar Obama gjatë një interviste, duke thënë se mjafton një president në ceremoni. Ai deklaroi se nuk ka dashur të prishë dasmën, me nivelin e lartë të sigurisë, që është një domosdoshmëri për praninë e një kryetari amerikan.
Një gazetare e New Yorkut raportoi se Chelsea do të veshë një fustan nusërie të dizajnuar nga kreatori Oscar de la Renta. Të tjerë kanë thënë se ajo do të veshë një kreacion nga Vera Yang. Chelsea dhe Marc raportohen të kenë qenë miq edhe në moshën e adoleshencës. Martesa e tyre ka edhe njëfarë lidhje politike. Pos nuses, edhe dhëndrri ka prindër politikanë. Margolies-Mezvinsky dhe Eduard Mezvinsky ishin anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/08/2010 10:07 - Seldi pranon ndarjen me Domeniken
- 02/08/2010 16:49 - Martohet Alicia Keys
- 02/08/2010 10:31 - Eros Ramazzotti më 9 gusht në Prishtinë
- 31/07/2010 12:36 - Fillon "Dokufest"
- 31/07/2010 12:26 - Meksikë, prodhohet sandwich-i më i madh
Të vjetra:
- 30/07/2010 10:33 - Mark Wallberg bëhet me yll Hollywood-i
- 30/07/2010 10:20 - Carla Bruni aktron në filmin e Woody Allen
- 30/07/2010 10:17 - Dokumentar për ideuesin e “Playboy”
- 28/07/2010 18:42 - Dështon koncerti i Eros Ramazzott-it në Prishinë
- 27/07/2010 17:46 - Morshiba më 11 gusht në Kosovë
Sonte në KlanKosova
- Film
-
Ndërsa ne orën 23:10 ndicni pjesën e dytë të filmit: Atila The Hune .
Një histori romanca e Attila te Hun, që nga fëmijëria e tij, kur ai humbi prindërit e tij e deri në vdekjen e tij.

