Elita Ekonomike në Davos
( 1 Vote )
Në takimin e elitës ekonomike dhe politike, e cila fillon të mërkurën në vendpushimin dimëror të Davosit në Zvicërr, pjesëmarrësit do të kërkojnë që urgjentisht të gjejnë mënyra për të reformuar sistemin kapitalist, i cili konstatohet se është "vjetëruar dhe në shkatërrim."
Rreth 1600 udhëheqës ekonomik dhe politik, duke përfshirë edhe 40 kryetarët e shteteve dhe qeverive, do tu kërkohet që të paraqesin ide të reja, takim ky i 42 i Davosit e cili do të përfundoj të dielën.
Pritet të dominojnë diskutimet e dështimit të borxhit të eurozonës, krizat dhe trazirat si dhe mundësitë për të zgjeruar ekonominë botërore.
"Ne kemi një krizë të përgjithshme të moralit, ne nuk jemi të gatshëm për të investuar në të ardhmen, ne jemi duke e minuar harmoninë sociale dhe rreziku është që të humbasin besimin e plotë për brezat e ardhshëm," u shpreh mikëpritësi dhe themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab. Ai shtoi se "kapitalizmi në formën e tanishme nuk ka vend në botën rreth nesh."
Forumi i cili do zgjas pesë ditë do të hapet zyrtarisht nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila do të mbaj fjalimin mbi borxhet e eurozonës në muajt e ardhshëm.
Në takimin e elitës ekonomike dhe politike, e cila fillon të mërkurën në vendpushimin dimëror të Davosit në Zvicërr, pjesëmarrësit do të kërkojnë që urgjentisht të gjejnë mënyra për të reformuar sistemin kapitalist, i cili konstatohet se është "vjetëruar dhe në shkatërrim."Rreth 1600 udhëheqës ekonomik dhe politik, duke përfshirë edhe 40 kryetarët e shteteve dhe qeverive, do tu kërkohet që të paraqesin ide të reja, takim ky i 42 i Davosit e cili do të përfundoj të dielën.
Pritet të dominojnë diskutimet e dështimit të borxhit të eurozonës, krizat dhe trazirat si dhe mundësitë për të zgjeruar ekonominë botërore.
"Ne kemi një krizë të përgjithshme të moralit, ne nuk jemi të gatshëm për të investuar në të ardhmen, ne jemi duke e minuar harmoninë sociale dhe rreziku është që të humbasin besimin e plotë për brezat e ardhshëm," u shpreh mikëpritësi dhe themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab. Ai shtoi se "kapitalizmi në formën e tanishme nuk ka vend në botën rreth nesh."
Forumi i cili do zgjas pesë ditë do të hapet zyrtarisht nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila do të mbaj fjalimin mbi borxhet e eurozonës në muajt e ardhshëm.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 28/01/2012 21:55 - Janez Jansha u zgjodh kryeministër i Sllovenisë
- 27/01/2012 13:54 - Emiratet e Bashkuara Arabe lirojne nga borxhi rreth 7 mije qytetare
- 27/01/2012 13:52 - 34 te vrare ne perleshjet e fundit ne Siri
- 26/01/2012 22:18 - Në Lahor të Pakistanit vdesin të paktën 100 persona
- 26/01/2012 22:15 - Bill Gates dhuron 750 milion dollarë për HIV pozitivët
Të vjetra:
- 25/01/2012 12:17 - Dhjetëra mijëra njerëz në sheshin Tahrir
- 25/01/2012 12:15 - Rrëshqitje dheu në Papua New Guinea
- 24/01/2012 20:41 - Kandiq del me akuza të reja kundër shefit të armatës serbe
- 24/01/2012 13:34 - Reagim i ashpër i turqëve për vendimin e Senatit Francez
- 24/01/2012 13:31 - Sulm ndaj shiitëve në Irak

