Kandiq del me akuza të reja kundër shefit të armatës serbe
( 0 Votes )
Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq doli me dokumente të reja nga Gjykata e Hagës, që dëshmojnë për krime të rënda lufte të kryera nga Ljubisa Dikoviq – shef i armatës serbe. Kandiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se dokumentet nga baza e të dhënave të Gjykatës së Hagës, tregojnë për shumë krime të rënda lufte dhe masive ndaj civilëve shqiptarë në Drenicë, në zonën e përgjegjësisë së Dikoviqit.
Por këto akuza e kanë nevrikosur ministrin serb të mbrojtjes, Dragan Shutanovac, i cili mohoi në tërësi ato që u thanë për shefin e ushtrisë të emëruar muajin e kaluar. Sipas ministrit Shutanovac, "para se gjenerali Dikoviq të emërohej në këtë post janë kryer të gjitha verifikimet për punën e tij në të kaluarën. Ai nuk ka qenë në postet për të cilat akuzohet", ka shtuar Shutanovac. Fondi për të drejtën humanitare ka kërkuar nëpërmjet një kumtese që gjenerali Dikoviq të shkarkohet nga posti i shefit të armatës serbe.
E Shutanovac, për këto pretendime që i ka cilësuar si gënjështra, ka thënë se pret reagimin e autoriteteve përgjegjëse.
Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq doli me dokumente të reja nga Gjykata e Hagës, që dëshmojnë për krime të rënda lufte të kryera nga Ljubisa Dikoviq – shef i armatës serbe. Kandiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se dokumentet nga baza e të dhënave të Gjykatës së Hagës, tregojnë për shumë krime të rënda lufte dhe masive ndaj civilëve shqiptarë në Drenicë, në zonën e përgjegjësisë së Dikoviqit. Por këto akuza e kanë nevrikosur ministrin serb të mbrojtjes, Dragan Shutanovac, i cili mohoi në tërësi ato që u thanë për shefin e ushtrisë të emëruar muajin e kaluar. Sipas ministrit Shutanovac, "para se gjenerali Dikoviq të emërohej në këtë post janë kryer të gjitha verifikimet për punën e tij në të kaluarën. Ai nuk ka qenë në postet për të cilat akuzohet", ka shtuar Shutanovac. Fondi për të drejtën humanitare ka kërkuar nëpërmjet një kumtese që gjenerali Dikoviq të shkarkohet nga posti i shefit të armatës serbe.
E Shutanovac, për këto pretendime që i ka cilësuar si gënjështra, ka thënë se pret reagimin e autoriteteve përgjegjëse.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 26/01/2012 22:18 - Në Lahor të Pakistanit vdesin të paktën 100 persona
- 26/01/2012 22:15 - Bill Gates dhuron 750 milion dollarë për HIV pozitivët
- 25/01/2012 15:41 - Elita Ekonomike në Davos
- 25/01/2012 12:17 - Dhjetëra mijëra njerëz në sheshin Tahrir
- 25/01/2012 12:15 - Rrëshqitje dheu në Papua New Guinea
Të vjetra:
- 24/01/2012 13:34 - Reagim i ashpër i turqëve për vendimin e Senatit Francez
- 24/01/2012 13:31 - Sulm ndaj shiitëve në Irak
- 24/01/2012 13:29 - Koreja Veriore kërcënohet nga kolapsimi
- 23/01/2012 22:09 - Presin ndryshime të mëdha
- 22/01/2012 22:12 - Ali Abdullah Saleh jep dorëheqje

