Marrëveshja: Reduktim i arsenalit nuklear
( 0 Votes )
Dy forcat kryesore bërthamore SHBA dhe Rusia arritën marrëveshje historike, për shkurtimin e armëve bërthamore. Akordi i tillë konsiderohet nga mediet si historike, por prapa perdeve ekzistojnë edhe shumë mosmarrëveshjeShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia arritën akordin për shkurtimin e armatimit bërthamor. Kjo pasi të hënën Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij rus Dmitry Medvedev nënshkruan një marrëveshje të përbashkët që pritet të shkurtojë për nga 1700 koka bërthamore të të dy palët, në shtatë vitet e ardhshme. Akordi në fjalë zëvendëson Traktatin Start 1, i miratuar 18 vite më parë.Këto emocione pozitive nuk do të thonë se mosmarëveshjet në mes SHBA-s dhe Rusisë kanë mbaruar. Kjo pasi të dyja palët vazhdojnë të polemizojnë rreth Sistemit Antiraketor amerikan që do të ndërtohet në Ceki dhe Poloni. Problem tjetër është shtrirja e Aleancës Veriatlantike në ish republikat sovjetike, gjë që Moska zyrtare e konsideron si provokim. Ndryshe takimi në mes dy krerëve filloi me këto buzëqeshje, dhe me nderimet më të larta, për të cilat u përkujdes Garda presidenciale ruse. Kreu rus priti homologun e tij amerikan para Pallatit të Gjelbër të Kremlinit, për takimin historik të marrëdhënieve amerikano-ruse.
Dy forcat kryesore bërthamore SHBA dhe Rusia arritën marrëveshje historike, për shkurtimin e armëve bërthamore. Akordi i tillë konsiderohet nga mediet si historike, por prapa perdeve ekzistojnë edhe shumë mosmarrëveshjeShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia arritën akordin për shkurtimin e armatimit bërthamor. Kjo pasi të hënën Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij rus Dmitry Medvedev nënshkruan një marrëveshje të përbashkët që pritet të shkurtojë për nga 1700 koka bërthamore të të dy palët, në shtatë vitet e ardhshme. Akordi në fjalë zëvendëson Traktatin Start 1, i miratuar 18 vite më parë.Këto emocione pozitive nuk do të thonë se mosmarëveshjet në mes SHBA-s dhe Rusisë kanë mbaruar. Kjo pasi të dyja palët vazhdojnë të polemizojnë rreth Sistemit Antiraketor amerikan që do të ndërtohet në Ceki dhe Poloni. Problem tjetër është shtrirja e Aleancës Veriatlantike në ish republikat sovjetike, gjë që Moska zyrtare e konsideron si provokim. Ndryshe takimi në mes dy krerëve filloi me këto buzëqeshje, dhe me nderimet më të larta, për të cilat u përkujdes Garda presidenciale ruse. Kreu rus priti homologun e tij amerikan para Pallatit të Gjelbër të Kremlinit, për takimin historik të marrëdhënieve amerikano-ruse. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

