Koreja e Jugut e gatshme të qëllojë nëndetset
( 0 Votes )
Koreja e Jugut bëhet shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të zhvillojë një sistem raketor kundër nëndetëseve.Këtë e bëri të ditur Ministria e mbrojtjes në Seul të martën, duke thënë se projektin e tillë të torpedove e ka krijuar Agjencia e Zhvillimit të Mbrojtjes.Sistemi antiraketor, i klasit botëror do të quhet Peshkaqeni i kuq, dhe është i gatshëm që të qëllojë pa asnjë problem nëndetëset kundërshtare. Raketa lansohet së pari nga anija. Në ajër mund të fluturojë mbi 20 kilometra, dhe më pasi bie në ujë ku merr drejtimin e caktuar nga anija.Zyrtarët në Seul thanë se sistemi antiraketor për nëndetëse do të vihet në përdorim masiv gjatë vitit të ardhshëm.Koreja e Jugut sipas një publikimi në Seul ka në dispozicion 70 nëndetëse, përderisa veriorët, sipas raportit kanë vetëm 10.Projektet luftarake të Seulit zyrtar vijnë në një kohë kur Korea Veriore shfaqet si kërcënimi kryesor bërthamor.
Koreja e Jugut bëhet shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të zhvillojë një sistem raketor kundër nëndetëseve.Këtë e bëri të ditur Ministria e mbrojtjes në Seul të martën, duke thënë se projektin e tillë të torpedove e ka krijuar Agjencia e Zhvillimit të Mbrojtjes.Sistemi antiraketor, i klasit botëror do të quhet Peshkaqeni i kuq, dhe është i gatshëm që të qëllojë pa asnjë problem nëndetëset kundërshtare. Raketa lansohet së pari nga anija. Në ajër mund të fluturojë mbi 20 kilometra, dhe më pasi bie në ujë ku merr drejtimin e caktuar nga anija.Zyrtarët në Seul thanë se sistemi antiraketor për nëndetëse do të vihet në përdorim masiv gjatë vitit të ardhshëm.Koreja e Jugut sipas një publikimi në Seul ka në dispozicion 70 nëndetëse, përderisa veriorët, sipas raportit kanë vetëm 10.Projektet luftarake të Seulit zyrtar vijnë në një kohë kur Korea Veriore shfaqet si kërcënimi kryesor bërthamor.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

