Policia arreston pesëdhjetë protestues kilianë
( 1 Vote )
Rreth 200 qytetarë kilianë, borxhlinj të kredive, që ndërtuan një kamp në shtratin e një lumi për një muaj, janë ndeshur me policinë, gjatë një proteste të dhunshme. Ata kërkuan që zyrtarët qeveritarë të shfuqizonin borxhet e vjetra të tyre.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe cisterna me ujë për të shpërndarë demonstruesit, që po provonin të ndalnin zyrtarët nga arritja deri në kamp, i ndërtuar afër lumit të ndotur Mapocho. Pesëdhjetë protestues janë arrestuar. Autoritetet paralajmëruan se borxhlinjtë do të largohen nga kampi, por këta të fundit refuzuan të largohen, pasi qeveria nuk po paguante për ta. Disa prej tyre lidhën veten në gardh, për të shmangur largimin nga kjo zonë, derisa të tjerët gjuanin policinë me gurë. Grupi prej 14 mijë anëtarëve intensifikoi demonstratat, muajt e fundit, duke kërkuar vëmendjen e të gjithëve për çështjen e tyre.
Ata kërkojnë mos të paguajnë borxhin, për shkak të interesit të lartë dhe krizës globale financiare.
Rreth 200 qytetarë kilianë, borxhlinj të kredive, që ndërtuan një kamp në shtratin e një lumi për një muaj, janë ndeshur me policinë, gjatë një proteste të dhunshme. Ata kërkuan që zyrtarët qeveritarë të shfuqizonin borxhet e vjetra të tyre. Policia përdori gaz lotsjellës dhe cisterna me ujë për të shpërndarë demonstruesit, që po provonin të ndalnin zyrtarët nga arritja deri në kamp, i ndërtuar afër lumit të ndotur Mapocho. Pesëdhjetë protestues janë arrestuar. Autoritetet paralajmëruan se borxhlinjtë do të largohen nga kampi, por këta të fundit refuzuan të largohen, pasi qeveria nuk po paguante për ta. Disa prej tyre lidhën veten në gardh, për të shmangur largimin nga kjo zonë, derisa të tjerët gjuanin policinë me gurë. Grupi prej 14 mijë anëtarëve intensifikoi demonstratat, muajt e fundit, duke kërkuar vëmendjen e të gjithëve për çështjen e tyre.
Ata kërkojnë mos të paguajnë borxhin, për shkak të interesit të lartë dhe krizës globale financiare.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 17:33 - Zbogar: Shqipëria brënda vitit 2010 pa viza në Evropë
- 12/02/2010 12:45 - Ish-presidenti Bill Clinton operohet në zemer
- 12/02/2010 12:39 - Pekini udhëzon Obamën të mos takojë Dalai Lamën
- 12/02/2010 12:32 - Roberto Florez u dënua me 12 vjet heqje lirie
- 11/02/2010 20:57 - Bukureshti vërshohet nga shkrirjet e dëborës

