Moti i ligë godet veriun e Kinës
( 5 Votes )
Një nga stuhitë me të mëdha me borë dhe ngrica në 30 vjetët e fundit, goditi një rajon autonom mongolez në veri të Kinës. Televizioni shtetëror raporton se rrugët dhe transporti janë bllokuar krejtësisht në 4 provincat veriore të shtetit me së së shumti banorë në botë. Katër qytete në prefekturën Hinggan, i njohur si rajon i kullosave të bagëtive, janë përfshirë nga kushte të renda klimatike qe disa ditë. Një bari i kësaj ane i tha për mediat kineze se kjo po ia vështirëson atij shumë ushqimin e bagëtive. Sipas tij, kafshët shumë shpejt mund të ngordhin nga të ftohtit dhe mungesa e ushqimit, deri sa bora ka filluar të bie prapë. Ardhja e të ftohtit të madh, rreth 40 ditë më herët se zakonisht, deri tashti ka mbytur mbi 700 krerë bagëti dhe ka prekur 50 mijë banorë dhe më shumë se 6 mijë hektarë kullosa. Temperaturat në këto pjesë të Kinës, pritet të ulën edhe më shumë në tri ditët e ardhshme, ndërsa qysh tashti kanë rënë nën minus 20 gradë celsius.
Një nga stuhitë me të mëdha me borë dhe ngrica në 30 vjetët e fundit, goditi një rajon autonom mongolez në veri të Kinës. Televizioni shtetëror raporton se rrugët dhe transporti janë bllokuar krejtësisht në 4 provincat veriore të shtetit me së së shumti banorë në botë. Katër qytete në prefekturën Hinggan, i njohur si rajon i kullosave të bagëtive, janë përfshirë nga kushte të renda klimatike qe disa ditë. Një bari i kësaj ane i tha për mediat kineze se kjo po ia vështirëson atij shumë ushqimin e bagëtive. Sipas tij, kafshët shumë shpejt mund të ngordhin nga të ftohtit dhe mungesa e ushqimit, deri sa bora ka filluar të bie prapë. Ardhja e të ftohtit të madh, rreth 40 ditë më herët se zakonisht, deri tashti ka mbytur mbi 700 krerë bagëti dhe ka prekur 50 mijë banorë dhe më shumë se 6 mijë hektarë kullosa. Temperaturat në këto pjesë të Kinës, pritet të ulën edhe më shumë në tri ditët e ardhshme, ndërsa qysh tashti kanë rënë nën minus 20 gradë celsius. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/12/2010 15:15 - Zi, Kroacia, Bosnja si dhe jugu i Serbisë.
- 03/12/2010 15:13 - Mot i ligë në shumë pjesë të botës
- 02/12/2010 15:46 - Wikileaks: Nuk bëmë asgjë ilegale
- 01/12/2010 14:46 - Varroset shkencëtari iranian i vrarë me bombë
- 01/12/2010 14:42 - Merkel: Të zgjidhen konfliktet post-sovjektike
Të vjetra:
- 26/11/2010 15:16 - Homazhe për viktimat e Mumbait
- 26/11/2010 15:13 - 50 ditë me anije të vogël nëpër Paqësor
- 26/11/2010 15:08 - Vazhdon loja e luftës mes Koreve
- 26/11/2010 14:59 - Shqipëri, miratohet buxheti pas debatit 17 orësh
- 25/11/2010 17:12 - Jep dorëheqje ministri jugkorean i mbrojtjes

