Shqipëri, miratohet buxheti pas debatit 17 orësh
( 0 Votes )
Pas një seance maratonike, dhe 17 orëve debat, parlamenti shqiptar, miratoi projekt-buxhetin për vitin 2011. Me 74 vota pro dhe një kundër, draft-buxheti mori vetëm votat e demokratëve, ndërsa opozita ishte e pranishme por nuk votoi. Ky është buxheti i dytë, të cilin socialistët nuk e votojnë. Seanca plenare u shqua nga debate dhe akuza të ashpra mes palëve. Demokratët mbrojtën buxhetin duke vlerësuar investimet në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi, ndërsa opozita e kundërshtoi duke e cilësuar jo real buxhetin, dhe të paraqitur me shifra të fryra nga qeveria. Sipas socialistëve, deficiti buxhetor dhe borxhi publik, si dy tregues kanë arritur nivele alarmante. Buxheti 2011 i Shqipërisë ka një vlerë prej 409 miliardë lekë, apo 3 miliard Euro. Ai parashikon rritje ekonomike 5.5 për qind vitin e ardhshëm dhe një inflacion prej 3 për qind. Deficiti buxhetor planifikohet 3.5 për qind dhe borxhi publik në 59 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.
Pas një seance maratonike, dhe 17 orëve debat, parlamenti shqiptar, miratoi projekt-buxhetin për vitin 2011. Me 74 vota pro dhe një kundër, draft-buxheti mori vetëm votat e demokratëve, ndërsa opozita ishte e pranishme por nuk votoi. Ky është buxheti i dytë, të cilin socialistët nuk e votojnë. Seanca plenare u shqua nga debate dhe akuza të ashpra mes palëve. Demokratët mbrojtën buxhetin duke vlerësuar investimet në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi, ndërsa opozita e kundërshtoi duke e cilësuar jo real buxhetin, dhe të paraqitur me shifra të fryra nga qeveria. Sipas socialistëve, deficiti buxhetor dhe borxhi publik, si dy tregues kanë arritur nivele alarmante. Buxheti 2011 i Shqipërisë ka një vlerë prej 409 miliardë lekë, apo 3 miliard Euro. Ai parashikon rritje ekonomike 5.5 për qind vitin e ardhshëm dhe një inflacion prej 3 për qind. Deficiti buxhetor planifikohet 3.5 për qind dhe borxhi publik në 59 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 01/12/2010 14:42 - Merkel: Të zgjidhen konfliktet post-sovjektike
- 27/11/2010 15:22 - Moti i ligë godet veriun e Kinës
- 26/11/2010 15:16 - Homazhe për viktimat e Mumbait
- 26/11/2010 15:13 - 50 ditë me anije të vogël nëpër Paqësor
- 26/11/2010 15:08 - Vazhdon loja e luftës mes Koreve
Të vjetra:
- 25/11/2010 17:12 - Jep dorëheqje ministri jugkorean i mbrojtjes
- 18/11/2010 13:21 - Alarmohet Lisbona në prag të samitit të NATO-s
- 12/11/2010 12:51 - G20 nxjerrë pajtimin e parë
- 12/11/2010 12:45 - Chavez gradon të pa dëshiruarin e Amerikës
- 11/11/2010 13:11 - Obama thërret Korenë Veriore

