Pastori Jones "pezullon" planin e djegies së Kuranit
( 0 Votes )
Pastori më i famshëm në botë tashmë për deklaratat e tij ekstremiste kundër besimit Islam Terry Jones, ka thënë se plani i tij për të djegur Kuranin më 11 shtator, nuk është anuluar, por e ka lënë pezull.
Edhe 24 orë para datës së shënuar ai ka marrë shumë mesazhe këshilluese që një plan i tillë të mos vihet në veprim.
Një prej tyre e ka dërguar Presidenti afgan Hamid Karzai i cili i ka kërkuar pastorit se as që duhet ta mendojë një gjë të tillë.
Por prifti protestant ende nuk ka hequr dorë nga plani i tij, pavarësisht apeleve të bëra nga liderë nga e gjithë bota, përfshirë edhe presidentin e tij, Barack Obama.
Cështja ka arritur deri aty sa edhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates t’i telefonojë pastorit të përfolur të kishës së Floridas.
Biseda është zhvilluar gjatë pasdites të së enjtes dhe sipas Pentagonit, numri një i mbrojtjes i ka bërë të qartë klerikut se po vë në rrezik jetën e ushtarëve amerikanë në Irak e Afganistan.
Edhe imami i Floridës Qendrore Muhammad Musri u takua me pastorin Jones, ditë më parë për arritjen e një kompromisi, por sipas Musrisë, kjo cështje i ka mbetur vetëm Zotit në duar për t'a bindur.
Pastori më i famshëm në botë tashmë për deklaratat e tij ekstremiste kundër besimit Islam Terry Jones, ka thënë se plani i tij për të djegur Kuranin më 11 shtator, nuk është anuluar, por e ka lënë pezull.Edhe 24 orë para datës së shënuar ai ka marrë shumë mesazhe këshilluese që një plan i tillë të mos vihet në veprim.
Një prej tyre e ka dërguar Presidenti afgan Hamid Karzai i cili i ka kërkuar pastorit se as që duhet ta mendojë një gjë të tillë.
Por prifti protestant ende nuk ka hequr dorë nga plani i tij, pavarësisht apeleve të bëra nga liderë nga e gjithë bota, përfshirë edhe presidentin e tij, Barack Obama.
Cështja ka arritur deri aty sa edhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates t’i telefonojë pastorit të përfolur të kishës së Floridas.
Biseda është zhvilluar gjatë pasdites të së enjtes dhe sipas Pentagonit, numri një i mbrojtjes i ka bërë të qartë klerikut se po vë në rrezik jetën e ushtarëve amerikanë në Irak e Afganistan.
Edhe imami i Floridës Qendrore Muhammad Musri u takua me pastorin Jones, ditë më parë për arritjen e një kompromisi, por sipas Musrisë, kjo cështje i ka mbetur vetëm Zotit në duar për t'a bindur.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/09/2010 10:06 - Kili: Thyhet pjesa e makinerisë për shpëtimin e minatorëve
- 11/09/2010 11:51 - Dështon përpjekja për të hedhur veten në erë
- 11/09/2010 11:34 - Përkujtohen sulmet e 11 shtatorit
- 10/09/2010 13:59 - Danas: Jeremiq mund të shkarkohet
- 10/09/2010 10:19 - Amerikanët pesimistë për kapjen e Bin Laden
Të vjetra:
- 09/09/2010 13:02 - Zbulohen mbetjet e 250 trupave boshnjake
- 09/09/2010 11:39 - Flakët përpijnë Koloradon
- 09/09/2010 11:28 - Vërshimet vrasin 14 pasagjerë
- 09/09/2010 11:24 - Imami lut pastorin të mos djegë Kuranin
- 08/09/2010 18:33 - Bota reagon ndaj pastorit radikal

