"Paqe" në Washington, tension në Lindje të Mesme
( 0 Votes )
Bisedat e para në mes Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentit palestinez Mahmood Abbas ishin konstruktive.
Kështu vlerësoi përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme George Mitchel, pak momente pasi përfaqësuesit e dy vendeve nisën bisedimet e drejtpërdrejta.
Vullneti i mirë në bisedimet që nisën të enjten u pa edhe nga dy liderët.
Kryeministri Netanjahu deklaroi se për të zgjidhur kontestin do të duhet lëshime të dhimbshme nga të dyja palët.
Nga ana tjetër, lideri palestinez Abbas përsëriti qëndrimin palestinezë për ndërprerjen e ndërtimeve izraelite në Bregun Perëndimorë, si parakusht për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.
Nëse në Uashington u pa një frymë e mirë, në Gaza situata ishte krejt ndryshe.
Militantët e Hamasit të premten nëpërmjet një dalje publike thanë se nuk pajtohen me bisedimet. Ata paralajmëruan sulme ndaj autoriteteve hebreje.
Edhe izraelitët nuk qëndruan të qetë. Autoritetet e këtij vendi vendosën edhe një ndalesë që palestinezët të vizitojnë Al Aqsan. Gratë ndër 45 vjeç dhe burrat ndër 50 vjeç nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në lutjet që bëhen në këtë objekt të shenjtë.
Ngjarjet në Jerusalem dhe Gaza llogariten si goditje ndaj bisedimeve që rinisën pas dy vjetëve.
Bisedat e para në mes Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentit palestinez Mahmood Abbas ishin konstruktive.Kështu vlerësoi përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme George Mitchel, pak momente pasi përfaqësuesit e dy vendeve nisën bisedimet e drejtpërdrejta.
Vullneti i mirë në bisedimet që nisën të enjten u pa edhe nga dy liderët.
Kryeministri Netanjahu deklaroi se për të zgjidhur kontestin do të duhet lëshime të dhimbshme nga të dyja palët.
Nga ana tjetër, lideri palestinez Abbas përsëriti qëndrimin palestinezë për ndërprerjen e ndërtimeve izraelite në Bregun Perëndimorë, si parakusht për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.
Nëse në Uashington u pa një frymë e mirë, në Gaza situata ishte krejt ndryshe.
Militantët e Hamasit të premten nëpërmjet një dalje publike thanë se nuk pajtohen me bisedimet. Ata paralajmëruan sulme ndaj autoriteteve hebreje.
Edhe izraelitët nuk qëndruan të qetë. Autoritetet e këtij vendi vendosën edhe një ndalesë që palestinezët të vizitojnë Al Aqsan. Gratë ndër 45 vjeç dhe burrat ndër 50 vjeç nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në lutjet që bëhen në këtë objekt të shenjtë.
Ngjarjet në Jerusalem dhe Gaza llogariten si goditje ndaj bisedimeve që rinisën pas dy vjetëve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 04/09/2010 11:22 - Kolumbi, përleshen ushtria dhe rebelët
- 04/09/2010 11:18 - Kinë, aksidenti rrugor merr jetë njerëzish
- 04/09/2010 11:14 - Shpërthen avioni në Zelandën e Re
- 03/09/2010 11:28 - Uragani "Earl" prek Amerikën
- 03/09/2010 11:26 - Nuk ndalet dhuna në Meksikë
Të vjetra:
- 03/09/2010 08:35 - PE: Shqipëria ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave
- 02/09/2010 11:29 - Pengmarrje në Discovery Channel
- 02/09/2010 11:02 - Obama takon liderët Netanjahu dhe Abbas
- 02/09/2010 10:58 - Uragani pritet të godasë Amerikën
- 01/09/2010 10:28 - Obama shpall fundin e luftës në Irak

