Ekstradohet në Serbi Sretko Kalinic
( 0 Votes )
Sretko Kalinic, antari i grupit kriminal të Zemunit, u ekstradua në Serbi në orët e hershme të së mërkurës duke u dërguar në burgun e gjykatës speciale të Beogradit.
Ky është ekstradimi i parë i një qytetari kroat pas nënshkrimit të një marrëveshje për ekstradimin ndërshtetëror.
Kalinic u transferua nga burgu Zagrebit në Dubravë për në Beograd në sajë të planit të qeverisë së Serbisë. Operacioni i ekstradimit u mbikëqyr nga njësitet anti-terroriste i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Kalinic është gjykuar në mungesë dhe i është shqiptuar dënimi prej 30 vitesh burg për pjesëmarrje në vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq dhe me 40 vite të tjera për vrasjen e 19 personave, rrëmbimin e tre të tjerëve dhe organizimin e dy aksioneve terroriste.
Kalinic ka lindur në jug të Kroacisë në vitin 1974 dhe ka mbajtur dy shtetësi atë serbe dhe atë kroate. Ai është njohur si vrasësi më i pamëshirshëm i grupit kriminal të Zemunit, pasi u takua me Dusan Spasojevic dhe Mile Lukovic, liderët e fundit të grupit, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë më 1999.
Pasi ishte i lirë për disa vite, që nga vrasja e Xhinxhiqit më 12 Mars 2003, ai u kap në Zagreb më 8 Qershor, pasi u qëllua nga një tjetër antar i grupit famkeq, Milos Simoviç. Të martën, Kalinicit iu shqiptuan edhe 18 muaj burgim, për falsifikim të pasaportës.
Sretko Kalinic, antari i grupit kriminal të Zemunit, u ekstradua në Serbi në orët e hershme të së mërkurës duke u dërguar në burgun e gjykatës speciale të Beogradit.Ky është ekstradimi i parë i një qytetari kroat pas nënshkrimit të një marrëveshje për ekstradimin ndërshtetëror.
Kalinic u transferua nga burgu Zagrebit në Dubravë për në Beograd në sajë të planit të qeverisë së Serbisë. Operacioni i ekstradimit u mbikëqyr nga njësitet anti-terroriste i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Kalinic është gjykuar në mungesë dhe i është shqiptuar dënimi prej 30 vitesh burg për pjesëmarrje në vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq dhe me 40 vite të tjera për vrasjen e 19 personave, rrëmbimin e tre të tjerëve dhe organizimin e dy aksioneve terroriste.
Kalinic ka lindur në jug të Kroacisë në vitin 1974 dhe ka mbajtur dy shtetësi atë serbe dhe atë kroate. Ai është njohur si vrasësi më i pamëshirshëm i grupit kriminal të Zemunit, pasi u takua me Dusan Spasojevic dhe Mile Lukovic, liderët e fundit të grupit, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë më 1999.
Pasi ishte i lirë për disa vite, që nga vrasja e Xhinxhiqit më 12 Mars 2003, ai u kap në Zagreb më 8 Qershor, pasi u qëllua nga një tjetër antar i grupit famkeq, Milos Simoviç. Të martën, Kalinicit iu shqiptuan edhe 18 muaj burgim, për falsifikim të pasaportës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/08/2010 10:59 - Turqi - rrëshqitjet e dheut vrasin 8 persona
- 26/08/2010 10:54 - 40 organizata përkrahin hapjen e xhamisë në New York
- 26/08/2010 10:28 - Vërshtirësohet shpëtimi i minatorëve
- 25/08/2010 16:44 - Meksikë, zbulohen 72 trupa të pajetë
- 25/08/2010 16:38 - Militantët Sunni sulmojnë Irak-un
Të vjetra:
- 25/08/2010 14:42 - Zbulohen detaje të sulmit të IRA-s më 1972
- 25/08/2010 14:26 - Meksikë: Sërish luftë mes narko karteleve
- 25/08/2010 14:04 - Palestina kërcënon nëse marrëveshja nuk arrihet me Izraelin
- 25/08/2010 13:58 - Ushtaraku amerikan pro qëndrimit të trupave në Afganistan
- 25/08/2010 13:55 - Medvedev takon antarin e U2, Bono

