Obama largon trupat nga Iraku
( 0 Votes )
“E kam bërë të qartë se që nga 31 gushti i vitit 2010, misioni luftarak në Irak duhet të përfundojë. Dhe ne po bëjmë pikërisht këtë gjë, sic është premtuar”.
Kjo mund të quhet fjalia e vitit për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili foli përpara veteranëve të luftës së Amerikës në Atlanta, pavarësisht bllokimit politik në Bagdadat dhe dhunës së vazhdueshme të ndodhur muajin e kaluar.
“Vetëm pak pasi mora postin, unë paraqita strategjinë tonë të re për Irakun, dhe kalimin e të gjitha përgjegjësive në këtë vend”, tha Obama. Gjatë fjalimit të tij, Obama vuri theksin tek roli i Sh.B.A-së në luftën në Irak. Fjalimi i Obamës erdhi mes tensioneve politike në Irak dhe dështimit të shumë partive për të rënë dakort për të formuar një qeveri të re edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Mëse 90 mijë ushtarë, meshkuj dhe femra, do të kthehen në shtëpi, ndërsa një forcë tranzicionale prej 50 mijë trupash, do të mbetet në Irak për stërvitjen e forcave të sigurisë. Obama përmëndi edhe luftën në Afganistan për të cilën tha se si president i vendit nuk do të lejojë kurrë që Al Qaeda të arrijë të përmbushë planet e saj për sulme të mundshme. Ndryshe nga Iraku, Presidenti po dërgon mijëra trupa në Afganistan për të parandaluar krijimin e sic thuhet, strehave të armiqve.
“E kam bërë të qartë se që nga 31 gushti i vitit 2010, misioni luftarak në Irak duhet të përfundojë. Dhe ne po bëjmë pikërisht këtë gjë, sic është premtuar”.Kjo mund të quhet fjalia e vitit për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili foli përpara veteranëve të luftës së Amerikës në Atlanta, pavarësisht bllokimit politik në Bagdadat dhe dhunës së vazhdueshme të ndodhur muajin e kaluar.
“Vetëm pak pasi mora postin, unë paraqita strategjinë tonë të re për Irakun, dhe kalimin e të gjitha përgjegjësive në këtë vend”, tha Obama. Gjatë fjalimit të tij, Obama vuri theksin tek roli i Sh.B.A-së në luftën në Irak. Fjalimi i Obamës erdhi mes tensioneve politike në Irak dhe dështimit të shumë partive për të rënë dakort për të formuar një qeveri të re edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Mëse 90 mijë ushtarë, meshkuj dhe femra, do të kthehen në shtëpi, ndërsa një forcë tranzicionale prej 50 mijë trupash, do të mbetet në Irak për stërvitjen e forcave të sigurisë. Obama përmëndi edhe luftën në Afganistan për të cilën tha se si president i vendit nuk do të lejojë kurrë që Al Qaeda të arrijë të përmbushë planet e saj për sulme të mundshme. Ndryshe nga Iraku, Presidenti po dërgon mijëra trupa në Afganistan për të parandaluar krijimin e sic thuhet, strehave të armiqve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/08/2010 13:25 - Vriten 35 persona në Pakistan
- 03/08/2010 13:22 - Terroristët vrasin 5 policë irakianë
- 03/08/2010 10:19 - Shpallen fajtorë komplotuesit
- 03/08/2010 10:02 - Rrëzohet aeroplani, 15 të vdekur
- 02/08/2010 22:10 - Tiranë, plagosen dy punëtorë
Të vjetra:
- 02/08/2010 19:03 - Suedi, arrestohen grabitësit e 5.3 milion dollarëve
- 02/08/2010 10:48 - Pakistani në përballje me përmbytjet
- 02/08/2010 10:43 - Rusia nën flakë
- 31/07/2010 16:57 - Rusia e përfshirë në të nxehtë
- 31/07/2010 12:32 - Kinë, shpërthimi vret 4 persona

