Rusia nën flakë
( 0 Votes )
Ortodoksët Rus, po kërkojnë që i gjithë vendi, t’i lutet Zotit që t’i sjell shi këtij vendi. Mbi 128,500 hektarë tokë në pjesën perëndimore të Rusisë, janë shkatërruar nga zjarret që i sollën temperaturat tropikale. Sipas zyrtarëve, nga kjo katastrofë u evakuuan 86,000 persona, ndërsa të paktën 28 mbetën të vdekur. Moska shënoi, temperaturën 39 gradë Celsius, të enjten, e cila mbahet mend të ketë ndodhur para 130 vjetësh. Ministria e Emergjencës ka raportuar se deri të dielën janë regjistruar 774 zjarre. Vendet më të prekura nga zjarret janë Nizhny Novgorod, Vladimir dhe Voronezh. Sipas zyrtarëve, zjarret shkatërruan më tepër se 1,200 shtëpi ndërsa 5,000 persona deri më tani janë regjistruar si të pastrehë. Kryeministri Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë të ndaj 165 milion dollarë për viktimat e prekura nga kjo katastrofë.
Ortodoksët Rus, po kërkojnë që i gjithë vendi, t’i lutet Zotit që t’i sjell shi këtij vendi. Mbi 128,500 hektarë tokë në pjesën perëndimore të Rusisë, janë shkatërruar nga zjarret që i sollën temperaturat tropikale. Sipas zyrtarëve, nga kjo katastrofë u evakuuan 86,000 persona, ndërsa të paktën 28 mbetën të vdekur. Moska shënoi, temperaturën 39 gradë Celsius, të enjten, e cila mbahet mend të ketë ndodhur para 130 vjetësh. Ministria e Emergjencës ka raportuar se deri të dielën janë regjistruar 774 zjarre. Vendet më të prekura nga zjarret janë Nizhny Novgorod, Vladimir dhe Voronezh. Sipas zyrtarëve, zjarret shkatërruan më tepër se 1,200 shtëpi ndërsa 5,000 persona deri më tani janë regjistruar si të pastrehë. Kryeministri Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë të ndaj 165 milion dollarë për viktimat e prekura nga kjo katastrofë.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/08/2010 10:02 - Rrëzohet aeroplani, 15 të vdekur
- 02/08/2010 22:10 - Tiranë, plagosen dy punëtorë
- 02/08/2010 21:35 - Obama largon trupat nga Iraku
- 02/08/2010 19:03 - Suedi, arrestohen grabitësit e 5.3 milion dollarëve
- 02/08/2010 10:48 - Pakistani në përballje me përmbytjet
Të vjetra:
- 31/07/2010 16:57 - Rusia e përfshirë në të nxehtë
- 31/07/2010 12:32 - Kinë, shpërthimi vret 4 persona
- 31/07/2010 12:23 - Kaliforni, pengohet ndërtimi i xhamisë
- 31/07/2010 12:20 - Qindra të vdekur në Afganistan e Pakistan
- 31/07/2010 12:18 - Meksikë, kidnapohen gazetarët

