Kaliforni, pengohet ndërtimi i xhamisë
( 0 Votes )
Ndërtimi i xhamive nuk është i mirëseardhur në Kaliforni.
Dhjetëra qytetarë të këtij vendi u mblodhën pranë një qendre islamike në qytetin temeluca për të kërkuar mosndërtimin e xhamisë së re.
Organizatorja e këtij tubimi, Diana Serafin, myslimanët I konsideron si persona që bartin rrezik për politikën e këtij vendi. Këtë e arsyeton me faktin se çdo besimtarë i kësaj feje duhet t’u bindet ligjeve të sheriatit, e kjo sipas saj, nuk është e mirë për kaliforninë dhe amerikën.
Disa prej protestuesve, kishin sjell me vete edhe kafshë të ndryshme shtëpiake, duke ditur se me këtë do të hidhëronin myslimanët, të cilët nuk i duan ato nëpër shtëpi. Ata po bartnin edhe mbishkrime të shumta që islami nuk është fe. Nuk mungonin as ato ku thuhet se myslimanët vallëzuan më 11 shtator 2001.
Në anën tjetër 60 persona të përkatësisë fetare myslimane, të veshur në të bardha, që simbolizon paqen, u munduan ta dëshmojnë të kundërtën. Ata thanë se duan të jetojnë të lirë në këtë vend, por të mbajnë fenë e tyre, ashtu siç është shkruar në Kur’an. N temeluca vend jetojnë 150 familje myslimane, andaj sipas Imamit Mahmouhd Harmoush, ndjehet nevoja për ndërtimin e një xhamie të madhësisë 2,330 metra katrorë. Prefekti i këtij qyteti do të vendosë për fatin e xhamisë së parë aty.
Ndërtimi i xhamive nuk është i mirëseardhur në Kaliforni.Dhjetëra qytetarë të këtij vendi u mblodhën pranë një qendre islamike në qytetin temeluca për të kërkuar mosndërtimin e xhamisë së re.
Organizatorja e këtij tubimi, Diana Serafin, myslimanët I konsideron si persona që bartin rrezik për politikën e këtij vendi. Këtë e arsyeton me faktin se çdo besimtarë i kësaj feje duhet t’u bindet ligjeve të sheriatit, e kjo sipas saj, nuk është e mirë për kaliforninë dhe amerikën.
Disa prej protestuesve, kishin sjell me vete edhe kafshë të ndryshme shtëpiake, duke ditur se me këtë do të hidhëronin myslimanët, të cilët nuk i duan ato nëpër shtëpi. Ata po bartnin edhe mbishkrime të shumta që islami nuk është fe. Nuk mungonin as ato ku thuhet se myslimanët vallëzuan më 11 shtator 2001.
Në anën tjetër 60 persona të përkatësisë fetare myslimane, të veshur në të bardha, që simbolizon paqen, u munduan ta dëshmojnë të kundërtën. Ata thanë se duan të jetojnë të lirë në këtë vend, por të mbajnë fenë e tyre, ashtu siç është shkruar në Kur’an. N temeluca vend jetojnë 150 familje myslimane, andaj sipas Imamit Mahmouhd Harmoush, ndjehet nevoja për ndërtimin e një xhamie të madhësisë 2,330 metra katrorë. Prefekti i këtij qyteti do të vendosë për fatin e xhamisë së parë aty.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/08/2010 19:03 - Suedi, arrestohen grabitësit e 5.3 milion dollarëve
- 02/08/2010 10:48 - Pakistani në përballje me përmbytjet
- 02/08/2010 10:43 - Rusia nën flakë
- 31/07/2010 16:57 - Rusia e përfshirë në të nxehtë
- 31/07/2010 12:32 - Kinë, shpërthimi vret 4 persona
Të vjetra:
- 31/07/2010 12:20 - Qindra të vdekur në Afganistan e Pakistan
- 31/07/2010 12:18 - Meksikë, kidnapohen gazetarët
- 30/07/2010 21:09 - Islamaban, mbi 400 të vdekur
- 30/07/2010 10:38 - FBI do të hetojë dosjet sekrete
- 30/07/2010 10:05 - Meksikë, vritet baroni i drogës

