Meksikë, vritet baroni i drogës
( 0 Votes )
Autoritetet meksikane neutralizuan liderin e kartelit të fuqishëm të narkotikëve Sinaloa. Baroni i drogës Ignacio “Nacho” Coronel u vra mbrëmë nga ushtria e këtij vendi.
Presidenti meksikan Felipe Calderon pati një arsye të mirë për të festuar. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët e policisë meksikane, të cilët të mërkurën njoftuan se Coronel u vra gjatë një përleshje të armatosur, tek sa po i rezistonte arrestimit në afërsi të Guadalaharas. Sipas gazetës meksikane Reforma, bosi i narkotikëve kishte luftuar me njësite të ushtrisë meksikane. Për dilerin famëkeq të drogës, vite me radhë ishte vënë në kërkim edhe FBI-ja. Ai llogaritej si njeriu më me ndikim në nëntokën meksikane, pas Joaquin Shorty Guzman, liderit të grupeve të narkotikëve, për të cilin ekziston nofka e më të kërkuarit në Meksikë dhe më gjerë. Vrasja e Coronelit pritet t’i jep një kurajo të fuqishme presidentit meksikan Calderon, i cili që nga viti 2006, haptas i ka shpallur luftë trafikuesve të drogës. Vetëm në tre vitet e kaluara në Meksikë kanë vdekur më shumë se 26 mijë persona, si pasojë e sherrit ndërmjet bandave të drogës.
Autoritetet meksikane neutralizuan liderin e kartelit të fuqishëm të narkotikëve Sinaloa. Baroni i drogës Ignacio “Nacho” Coronel u vra mbrëmë nga ushtria e këtij vendi.Presidenti meksikan Felipe Calderon pati një arsye të mirë për të festuar. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët e policisë meksikane, të cilët të mërkurën njoftuan se Coronel u vra gjatë një përleshje të armatosur, tek sa po i rezistonte arrestimit në afërsi të Guadalaharas. Sipas gazetës meksikane Reforma, bosi i narkotikëve kishte luftuar me njësite të ushtrisë meksikane. Për dilerin famëkeq të drogës, vite me radhë ishte vënë në kërkim edhe FBI-ja. Ai llogaritej si njeriu më me ndikim në nëntokën meksikane, pas Joaquin Shorty Guzman, liderit të grupeve të narkotikëve, për të cilin ekziston nofka e më të kërkuarit në Meksikë dhe më gjerë. Vrasja e Coronelit pritet t’i jep një kurajo të fuqishme presidentit meksikan Calderon, i cili që nga viti 2006, haptas i ka shpallur luftë trafikuesve të drogës. Vetëm në tre vitet e kaluara në Meksikë kanë vdekur më shumë se 26 mijë persona, si pasojë e sherrit ndërmjet bandave të drogës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 29/09/2010 10:21 - Meksikë: Vërshimet marrin jetë njerëzish
- 13/09/2010 12:50 - Meksikë: Arrestohet edhe një bos i drogës
- 06/09/2010 10:51 - Gjendje e jashtëzakonshme në Meksikë
- 03/09/2010 11:26 - Nuk ndalet dhuna në Meksikë
- 25/08/2010 14:26 - Meksikë: Sërish luftë mes narko karteleve
Të reja:
- 31/07/2010 12:23 - Kaliforni, pengohet ndërtimi i xhamisë
- 31/07/2010 12:20 - Qindra të vdekur në Afganistan e Pakistan
- 31/07/2010 12:18 - Meksikë, kidnapohen gazetarët
- 30/07/2010 21:09 - Islamaban, mbi 400 të vdekur
- 30/07/2010 10:38 - FBI do të hetojë dosjet sekrete
Të vjetra:
- 30/07/2010 10:01 - I nxehtë tropikal në Rusi
- 29/07/2010 10:42 - Alaska, rrëzohet aeroplani ushtarak
- 29/07/2010 10:38 - Arizona, gjykata bllokon ligjin e ri
- 29/07/2010 10:26 - Tetë fëmijë gjenden të vdekur në Francë
- 28/07/2010 10:46 - Britania pro forcimit të ekonomisë me Indinë

