Meksikë: Përleshen narko-kartelet
( 0 Votes )
Meksika vazhdon të vuajë pasojat e konflikteve ndërmjet narko-karteleve. Si rrjedhojë e kësaj në dy ditët e fundit në dy qytete të ndryshme kanë humbur jetën së paku 40 persona.
Në orët e vona të së premtes një numër i personave të armatosur kanë sulmuar qendrën rehabilituese në qytetin Chihuahua duke lënë të vrarë 19 persona.
Kjo nuk është hera e parë që sulmohen këto qendra, pasi sulmuesit besojnë se aty fshihen pjesëtarët e karteleve rivale.
Rreth dhjetë orë pas këtij sulmi autoritetet meksikane zbuluan 20 trupa të pajetë, të shpërndara nëpër qytetin e Ciudad Madero.
Prokurori i përgjithshëm bëri të ditur se në mesin e viktimave ishin edhe 2 gra.
Përveç trupave të pajetë, në vendin e ngjarjes policia gjithashtu ka gjetur armë të kalibrit të madh, që hedh dyshimin se në këtë vend kishte ndodhur një betejë ndërmjet dy bandave kriminale. Që nga viti 2006 kur presidenti Calderon mori postin më shumë se 23 mijë njerëz kanë humbur jetën.
Meksika vazhdon të vuajë pasojat e konflikteve ndërmjet narko-karteleve. Si rrjedhojë e kësaj në dy ditët e fundit në dy qytete të ndryshme kanë humbur jetën së paku 40 persona.Në orët e vona të së premtes një numër i personave të armatosur kanë sulmuar qendrën rehabilituese në qytetin Chihuahua duke lënë të vrarë 19 persona.
Kjo nuk është hera e parë që sulmohen këto qendra, pasi sulmuesit besojnë se aty fshihen pjesëtarët e karteleve rivale.
Rreth dhjetë orë pas këtij sulmi autoritetet meksikane zbuluan 20 trupa të pajetë, të shpërndara nëpër qytetin e Ciudad Madero.
Prokurori i përgjithshëm bëri të ditur se në mesin e viktimave ishin edhe 2 gra.
Përveç trupave të pajetë, në vendin e ngjarjes policia gjithashtu ka gjetur armë të kalibrit të madh, që hedh dyshimin se në këtë vend kishte ndodhur një betejë ndërmjet dy bandave kriminale. Që nga viti 2006 kur presidenti Calderon mori postin më shumë se 23 mijë njerëz kanë humbur jetën.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 16/06/2010 12:25 - Përplasen dy trena, vdesin 13 persona
- 16/06/2010 12:18 - Obama: BP të gjejë zgjidhje
- 14/06/2010 10:36 - Alenca Flamane shpall fitoren
- 14/06/2010 10:32 - Vrasje në Irak, ende s'dihen shkaqet
- 12/06/2010 12:25 - Në Sh.B.A vdesin 20 persona
Të vjetra:
- 12/06/2010 10:34 - Izraelitët gati për hetimin e incidentit
- 11/06/2010 11:47 - 17 persona vriten në Kirgistan
- 11/06/2010 11:45 - Vrasje në Afganistan e Pakistan
- 11/06/2010 10:28 - Greqi: Sekuestrohen 74kg heroinë
- 09/06/2010 13:36 - Polonia përballë përmbytjes

