17 persona vriten në Kirgistan
( 0 Votes )
Të paktën 17 persona u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur në përleshjet që ngjanë në jug të Kirgistanit. Dëme të mëdha materiale janë shënuar në këtë vend.
Në përleshjet që ngjanë të premten në qytetin Osh, humbën jetën të paktën 17 persona.
Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Bishkek.
Në përleshje raportohet të jenë lënduar edhe 200 persona të tjerë
Përleshjet e armatosura ngjanë ndërmjet përkrahësve të Presidentit të dëbuar të Kirgistanit Kurmanbek Bakijev dhe autoriteteve vendore, që drejtohen nga liderja e përkohshme e vendit Roza Otunbajeva.
Qyteti i Oshit llogaritet si bastion i Bakijevit, i cili që nga fillimi i Majit gjendet në azil politik në Bjellorusi.
Që nga ajo kohë, në jug të vendit janë tensionuar raportet në mes uzbekëve etnik dhe popullatës kirgize.
Raportohet se në qytetin jugor janë djegur një numër i madh i ndërtesave, kafeneve dhe një televizion lokal.
Tensionet në Kirgistan nisën që nga prilli, kur nëpërmjet grushtetit u rrëzua Presidenti i vendit Kurmabek Bakijev, i cili ende nuk ka dhënë dorëheqje nga posti, edhe pse gjendet në azil politik.
Të paktën 17 persona u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur në përleshjet që ngjanë në jug të Kirgistanit. Dëme të mëdha materiale janë shënuar në këtë vend.Në përleshjet që ngjanë të premten në qytetin Osh, humbën jetën të paktën 17 persona.
Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Bishkek.
Në përleshje raportohet të jenë lënduar edhe 200 persona të tjerë
Përleshjet e armatosura ngjanë ndërmjet përkrahësve të Presidentit të dëbuar të Kirgistanit Kurmanbek Bakijev dhe autoriteteve vendore, që drejtohen nga liderja e përkohshme e vendit Roza Otunbajeva.
Qyteti i Oshit llogaritet si bastion i Bakijevit, i cili që nga fillimi i Majit gjendet në azil politik në Bjellorusi.
Që nga ajo kohë, në jug të vendit janë tensionuar raportet në mes uzbekëve etnik dhe popullatës kirgize.
Raportohet se në qytetin jugor janë djegur një numër i madh i ndërtesave, kafeneve dhe një televizion lokal.
Tensionet në Kirgistan nisën që nga prilli, kur nëpërmjet grushtetit u rrëzua Presidenti i vendit Kurmabek Bakijev, i cili ende nuk ka dhënë dorëheqje nga posti, edhe pse gjendet në azil politik.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 14/06/2010 10:36 - Alenca Flamane shpall fitoren
- 14/06/2010 10:32 - Vrasje në Irak, ende s'dihen shkaqet
- 12/06/2010 12:25 - Në Sh.B.A vdesin 20 persona
- 12/06/2010 12:13 - Meksikë: Përleshen narko-kartelet
- 12/06/2010 10:34 - Izraelitët gati për hetimin e incidentit
Të vjetra:
- 11/06/2010 11:45 - Vrasje në Afganistan e Pakistan
- 11/06/2010 10:28 - Greqi: Sekuestrohen 74kg heroinë
- 09/06/2010 13:36 - Polonia përballë përmbytjes
- 09/06/2010 13:32 - Obama në takim me liderin palestinez
- 09/06/2010 13:29 - Takim i Presidentëve Tadiç dhe Ivanov

