Obama në takim me liderin palestinez
( 0 Votes )
Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abas. Takimi në mes dy liderëve zhvillohet vetëm një javë pasi forcat izraelite vranë 9 persona që dërgonin ndihma humanitare për Gaza.
Pritet që fokusi i diskutimeve të jetë pikërisht rreth ndërhyrjes vdekjeprurëse të Izraelit në flotën e anijeve, që përpiqej ta thyente bllokadën izraelite të Rripit të Gazës.
Gjatë kësaj ndërhyrjeje operacioni izraelit ka hasur në dënim ndërkombëtar. Departamenti amerikan i shtetit e ka mbështetur pjesëmarrjen ndërkombëtare në hetimet izraelite të këtij incidenti.
Nga ana tjetër, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton gjendet në Kolumbi. Ajo ka paralajmëruar takim me zyrtarët më të lartë të këtij vendi, kryesuar nga Presidenti aktual Alvaro Uribe. Clinton ndër të tjera paralajmëroi se shumë shpejt Irani do të ballafaqohet me sanksionet më të rrepta që i ka pasur ndonjëherë.
Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abas. Takimi në mes dy liderëve zhvillohet vetëm një javë pasi forcat izraelite vranë 9 persona që dërgonin ndihma humanitare për Gaza. Pritet që fokusi i diskutimeve të jetë pikërisht rreth ndërhyrjes vdekjeprurëse të Izraelit në flotën e anijeve, që përpiqej ta thyente bllokadën izraelite të Rripit të Gazës.
Gjatë kësaj ndërhyrjeje operacioni izraelit ka hasur në dënim ndërkombëtar. Departamenti amerikan i shtetit e ka mbështetur pjesëmarrjen ndërkombëtare në hetimet izraelite të këtij incidenti.
Nga ana tjetër, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton gjendet në Kolumbi. Ajo ka paralajmëruar takim me zyrtarët më të lartë të këtij vendi, kryesuar nga Presidenti aktual Alvaro Uribe. Clinton ndër të tjera paralajmëroi se shumë shpejt Irani do të ballafaqohet me sanksionet më të rrepta që i ka pasur ndonjëherë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/06/2010 10:34 - Izraelitët gati për hetimin e incidentit
- 11/06/2010 11:47 - 17 persona vriten në Kirgistan
- 11/06/2010 11:45 - Vrasje në Afganistan e Pakistan
- 11/06/2010 10:28 - Greqi: Sekuestrohen 74kg heroinë
- 09/06/2010 13:36 - Polonia përballë përmbytjes
Të vjetra:
- 09/06/2010 13:29 - Takim i Presidentëve Tadiç dhe Ivanov
- 09/06/2010 13:11 - Arrestohet vrasësi i Gjingjiq-it
- 09/06/2010 09:50 - Holanda në zgjedhje parlamentare
- 09/06/2010 09:44 - Rriten përgjegjësitë e komandos shqiptare
- 08/06/2010 11:57 - Arrestohen shtatë shqiptarë në Itali për kontrabandim të drogës

